• |
ide | kryesore

“Tre pikë me Bjellorusinë”: Hysaj i karikuar pas golit të parë në Serie A

-Instant, Sport

Një fitore në transfertë, sidomos kundër një rivali që vlerësohet më i forti i grupit, do të bënte punë për një fillim në ritmin e duhur. Kombëtarja e Shqipërisë kërkon ta nisë në mënyrën e duhur fushatën e dytë në Nations League e për këtë është e thirrur në cështje të marrë rezultat në Minsk, gjë që për kapitenin Elseid Hysaj është e mundur: “E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë”.


Pas golit të parë në Serie A, të shënuar vetëm një muaj më parë me fanellën e Napolit, mbrojtësi shkodran është i karikuar që do të kthehet të luajë me kombëtaren pas një mungese të gjatë: “U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin”.


Kapiteni ndoshta nuk ka formën më të mirë, duke qenë se kampionati italian nuk ka nisur ende, por eksperienca e madhe që e ka e bind se mund të kompensojë në fushë e si ai, janë shumë në organikën në dispozicion të Rejas: “Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike. Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol”.

Në fund edhe një fjalë për shokët e shumë betejave, Basha e Mavraj që janë tërhequr nga Kombetarja: “Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu