• |
ide | kryesore

Video/ Kosova i shpëton humbjes në fund: ish-drejtori i Vllaznisë e befason

-Instant, Sport, Video



Nuk ka shkuar si pritej debutimi i Kosovës në Ligën e Kombeve. Skuadra e Challandes ka zhgënjyer pritshmëritë, duke bërë një lojë nën mesatare dhe duke shmangur me vështirësi humbjen përballë Moldavisë që udhëhiqet nga ish-drejtorit sportiv i Vllaznisë, Engin Firat. 1-1 që tregon se Dardanët duhet të bëjnë më shumë tani që janë ngjitur në Grupin C.

Edhe pse në një fushë asnjëanëse, me ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Parmës Tardini, Kosova nuk arriti të përfitonte, për të marrë rezultatin që i duhej. Mungesa e Muriqit, sulmuesit të Fenberbahce e në qendër të merkatos, është ndjerë shumë në skuadrën e Challandes që u ndëshkuan në minutën e 20, realizuar nga Nicolaescu.

Kosova arriti të stabilizojë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur Kololli në të 71 barazoi shifrat, duke limituar dëmet. Pavarësisht tentativave në fundin e ndeshjes, për të përmbysur rezultatin Kosova nuk merr më shumë se 1 pikë. Gjithësesi për fatin e Challandes, edhe rezultati i ndeshjes tjetër të grupit C3 mes Greqisë e Sllovenisë, përfunduar në barazim, i ka shkuar për shtat Kosovës që i ka të gjithë kundërshtarët tashmë me po aq pikë sa vetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *