• |
ide | kryesore

Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Vihet sërish në pranga 20-vjeçari Kreshnik Tusha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



20-vjeçari Kreshnik Tusha është përfshirë sërish tek të dyshuarit kryesorë në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji brenda hotelit “A&A” mbrëmjen e 30 majit në Laç. I riu ishte i arrestuari i parë për këtë ngjarje për shkak se mbërriti në spital i plagosur. Ai tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte plagosur nga një makinë që po largohej.

Pak ditë më pas u vu në pranga Eduard Lamaj në një klinikë private në kryeqytet i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes. Me arrestimin e Lamajt, 20-vjeçari Tusha u lirua. Por dëshmitë kontradiktore të të riut e çuan sërish pas hekurave.

Prokurorët kanë dyshime të forta që dhe Tusha ka qenë pjesë e grupit që kreu vrasjen e dyfishtë. Sipas tyre plaga e plumbit në këmbën e 20-vjeçarit ka dalë nga arma tip “Glock” e viktimës Bujar Lika. Ky ishte i vetmi që u kundërpërgjigj me pistoletë në momentin kur grupi u fut në hollin e hotelit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi dy biznesmenët.

Pas një muaj në liri, Tusha është kthyer sërish në pranga me vendim të gjykatës së Apelit Tiranë, pasi për të kanë dalë në dritë prova të reja. Dyshimet lidhen me faktin se në dorën e majtë të Kreshnik Tushës janë gjetur shenja të barutit të armës.

“…nga ekspertimi i faktorëve plotësues të qitjes, në dorën e djathtë të Kreshnik Tusha, janë evidentuar faktorë plotësues të qitjes dhe ende nuk është sqaruar mekanizmi i formimit të këtyre faktorëve në dorën e këtij të dyshuari…”, – thuhet në dosjen e akuzës, cutuar nga shqiptarja.com.

Një tjetër pikë kyçe që ka “fundosur” të riun është fakti që ai pretendon se është qëlluar kur ka qenë brenda makinës së Ermal Lekës, por makina e tij s’ka asnjë dëmtim. Tusha pretendon se është qëlluar me pistoletë, nga një distancë prej 20 metra, por nuk ka parë autorët se kush ishin dhe me çfarë makine janë larguar.

“…personi nën hetim Kreshnik Tusha, nuk jep shpjegime të vërteta mbi mënyrën e ndodhjes së ngjarjes, ku ai ka mbetur i plagosur dhe autorët e saj. Kreshnik Tusha, pretendon të jetë plagosur gjatë kohës që ishte në automjet me Ermal Lekën. Ndërkohë që nga këqyrja e makinës së Ermal Leka, nuk është gjetur asnjë gjurmë, që ta lidhë me veprën penale, të tillë si dëmtimi i automjetit nga qitja me armë zjarri…”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja automatiku model 56, e vërtetuar kjo edhe nga thëniet e shokut të Kreshnik Tushës, Ermal Leka, i cili ka deklaruar se personat që kanë qëlluar ishin me automatik dhe para se të godisnin thirrën “…Policia e Shtetit….”.

Një tjetër detaj dyshues është fakti që edhe Eduart Lamaj, është plagosur në të njëjtën mënyrë si edhe Kreshnik Tusha.

Deri më tani për ngjarjen janë prangosur Kreshnik Tusha, Eduard Lamaj, Ilir Xhepa, ndërsa penalisht janë ndjekur dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama. Këta të fundit në këmbim të parave vendosën që të operonin Lamajn, të cilit i ishte infektuar këmba nga plumbi.

Lamaj ka pranuar vetë se ka qenë ai që ka qëlluar me armë brenda hotelit, duke shtuar pikëpyetjet mbi rolin e Tushës. Ndërkohë që ende në kërkim janë Elson (Oltion) Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç.



1 Comment

  1. Ueee, mjer ne ku jetojme, ketu eshte per te ikur naten, e jo me diten.
    Po pamjet e CCTV ku dukej qart qe plagosej vetem njeri prej autoreve apo vari lesht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *