• |
ide | kryesore

5 gabimet që ju shkaktojnë flokë të yndyrshëm

-Instant, F1, Stil



1. I prekni flokët shpesh
Si prekja e fytyrës mund të shkaktojë acarim në lëkurë edhe prekja e flokëve, shton nivelet e yndyrës. Kjo sepse, duart tuaja janë gjithashtu të mbuluara me vaj natyral, për të mbrojtur lëkurën dhe çdo herë që prekni flokët, ju e transferoni vajin direkt në flokët tuaj.

2. I mbani flokët shpesh ose thuajse gjithmonë të kapura

Disa prej jush thjesht ndihen më rehat me flokët e kapur, ndërsa disa të tjera mund të mendojnë se po e “mbrojnë” flokun nga papastërtitë, por në fakt, nuk ndodh kështu.Duke i mbledhur gjithë flokët në një bisht, mund të krijohet akumulim i vajit dhe papastërtive në skalpin e kokës dhe në pjesën rreth bishtit.

3. I lani shpesh

Larja e tepërt i heq flokëve dhe skalpit, vajrat e saj natyralë. Në mungesë të tyre, trupi e rregullon këtë duke prodhuar edhe më shumë vaj për të kompensuar vajrat apo yndyrën e humbur, që i bën flokët tuaj të ndjehen dhe të duken më të yndyrshëm.

4. Aplikoni më shumë balsam/zbutës seç duhet
Jini të kujdesshëm me balsamin e flokëve. Përqendrojeni gjithë sasinë që merrni në fundet e flokëve dhe mos e aplikoni asnjëherë në rrënjë.

5.I krehni flokët me krehër shpesh gjatë ditës

Nëse keni një krehër të vogël, që e mbani gjithnjë me vete, përpiquni mos ta përdorni atë shpesh. Krehja ndihmon në shpërndarjen e yndyrës në flokë dhe i bën ata të duken më të butë dhe me shkëlqim. Sidoqoftë, Cosmopolitan raporton se krehja e shpeshtë e flokëve mund të stimulojë gjithashtu prodhimin e vajit, duke filluar një cikël të pafund: krehje-yndyrë.Mos harroni gjithashtu, të pastroni krehërin tuaj dhe të largoni herë pas herë flokët që mblidhen aty, pasi edhe këto të dyja ndikojnë në prodhimin e tepërt të yndyrës në flokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *