• |
ide | kryesore

Babë e bir në pranga, vranë vajzën 23-vjeçare dhe e groposën në Dajt 8 vjet më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këta janë Faik dhe Shkëlzen Buci, babë e bir të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci 8 vite më parë. Ngjarja e ka zanafillën në shtator të vitit 2012, kur janë gjetur eshtrat e një njeriu në Malin me Gropa në Dajt. Pasi eshtrat u çuan në një laborator në Kosovë, rezultoi se bëhej fjalë për Eglantina Bucin, e cila nuk ishte denoncuar më parë si e zhdukur nga familja.

Hetimet zbuluan se autorë të vrasjes së 23-vjeçares janë babai i saj Faik Buci dhe vëllai, Shkëlzen Buci.

Eglantina Buci kishte vendosur të bashkëjetonte me një djalë në zonën e Freskut, pa pëlqimin e familjes. Kjo ka bërë që babai dhe vëllai i saj ta vrasin. Në vitin 2012, Shkëlzen Buci e rrëmbeu motrën në zonën e Freskut nën kërcënimin e armës dhe më pas e vrau bashkë me babain, si dhe e groposën në Mali me Gropa.

Në vitin 2017-të nisi mbledhja e provave, ku dëshmitë treguan se Eglantina Bucin e kishin vrarë anëtarët e familjes.

Sot policia ka arrestuar babain e saj, Faik Bucin, ndërsa vëllait, Shkëlzen Bucit, ia ka komunikuar akuzën në burg, pasi ai ndodhet i dënuar me 13 vite, për shkak se ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela në vitin 2017-të, në Tiranë.

Policia konfirmon se vrasja është kryer me motive paragjykuese, për shkak se babai dhe vëllai nuk e pranuan lidhjen e saj me një djalë në Tiranë. Familja nga Dibra jetonte në zonën e Babrrusë në kryeqytet. Faik dhe Shkëlzen Buci akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.



6 Comments

  1. Ti quash kafsh , ofendon kafshet se ato te shqyejn per kelyshet e tyre, keta jane te cmendur dhe te pa shpirt , burgu eshte pak

  2. Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

  3. Jo po thone po ndodh çpopullim.Po normal rilindja ne nje krah keta galebanet ne krahun tjeter po e bejen ate vend te pa jetueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *