• |
ide | kryesore

Data e zgjedhjeve, Basha: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje sot, jo nesër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar këtë mesditë takimin me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, ku kanë folur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në fund të takimit me Metën, Basha deklaroi se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, pasi sipas tij, janë lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.

Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë. Biznesi ka nevojë urgjente për mbështetje. Mjekët, infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor i cili është bërë edhe më i dukshëm prej pandemisë. Fermerët kanë nevojë për subvencione, kanë nevojë për treg shitje.

Të rinjtë kanë nevojë për mundësi për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë, dhe të jetojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu në Shqipëri. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale, jo elektorale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, “E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma. Prandaj le të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen dhe për të nesërmen, duke filluar sot të punojmë për ndryshimin”, tha Basha.

Ndërkohë, më poshtë po ju sjellim pamjet e para të takimit që nisi në orën 12:00, ku shihet Basha që hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.



5 Comments

  1. Po , drejte ke Lulzim , shqiptaret kerkojnr zhjidhje sot dhe jo neser , dge konkretisht kerkojne te zgjidhen sot ; – Korrupsionin e 200 miloneve te vjedhura ne Rrugen e Kombit , kur ti ishe minister transportit e ndertimit ne qeverine e PD dhe ti ju shmange gjykimit penal me raporte mjekesore ! – Shitjen e detit Greqise , kur ti ishe minister i jashtem ne qeverine e PD , qe e neshkrove shitjen me Bakojanis ! – 4 Deshmoret e Demokracise qe u vrane , kur ti ishe minister i brendshem , ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne 2010 ! – “Gjumin” dhe korrupsionin galopant, kur ti ishe kryebashkiak i Tiranes me vota te vjedhura nga ty e PD , dhe qe “ndertove tramvajin Kinostudio – Kombinat ! Etj etj afera korruptive me lobimin me parate ruse ne zgjedhjet e 2017 ! Ciao , Lulzim Basha , ti pasi te japesh llogari pra Sovranit Popull dhe te marrssh denimin e duhur nga Drejtesia e re e Reformuar si SPAK e BKH , jaaaaaaareeebiii te marresh Pushtet si PD ne 2029 !!!!

  2. O e mjera Shqiperi ne dore te kujt ke René ti.
    Me pushtetin Mavri
    Me opoziten per te dhi
    Ore cuditem ate opozitarin ne
    Rusi e Kane helmuar Kater here
    Ketà tanet hane bakllava bashke te katert.

  3. O Lulo po pse u lodhe deri ne presidence mer burr. Ju vilat ne Lalez nuk i keni larg. Del nji xhiro breg detit, kthehesh te Likja per nji peshk, nji gote vere dhe nji te dhime te nji nga ato 6 halet qe ka vila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *