Kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta, në vijim të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Basha shoqërohej në këtë takim nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Takimi në Presidencë zgjati rreth 25 minuta. Në prononcimin për mediat Basha tha se shqiptarët presin zgjedhje sot dhe jo nesër. Ai theksoi se me rëndësi për opozitën janë zgjedhjet e lira.