• |
ide | kryesore

“Do shihni luanë në fushë”: Cikalleshi euforik, Bare skeptik: “Kishim rënie fizike”

-Instant, Sport



Fitore që natyrisht të bën optimist ajo e marrë kundër Bjellorusisë në debutimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Shqipërisë kanë dalë nga transferta me një fitore 0-2 që i jep të drejtën të shohin për objektivin: vendi i parë në Grupin C4. I këtij mendimi është Sopkol Cikalleshi, autori i golit të parë në Minsk: “Situata jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur. Jam shumë i lumtur që i hapa rrugën fitores ekipit. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë”.

Sulmuesi kavajas ka folur edhe për skemën dhe ndeshjen e ardhshme, në 7 shtator kundër Lituanisë: “Në këtë modul të ri e kemi gjetur njëri tjetrin dhe unë kam arritur të shënoj. Kjo është gjysma puna. Gjysmën tjetër do e kemi mbas 3 ditësh. Historia tregon se kemi pasur vështirësi me ekipe si Andorra. Lituania është diçka më mirë. Të gjithë ata që do të jenë në fushë, do të jenë luanë dhe do të japin më të mirën”, përfundoi Cikalleshi.

Spikati Bare, me inteligjencën taktike dhe vizionin e lojës, por edhe golin e dytë të shënuar që vulosi suksesin. Fieraku është më pak euforik, duke ndjerë rënien fizike të skuadrës në pjesën e dytë: “Jam shumë i kënaqur pasi ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E nisëm me këmbën e parë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren. Kishim rënie fizike, pasi të gjithë prej nesh nuk kishte luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *