• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohen dhuratat që shkëmbyen Trump dhe Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat serbe kanë zbuluar dhuratat që shkëmbyen Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i ka dhënë Vuçiçit një stilolaps dhe çelësin e Shtëpisë së Bardhë. Vuçiç tha pas takimit se kreu i SHBA-ve i ka lënë edhe një shënim në një letër ku i thotë se “vetëm ai do të jetë në gjendje të futet brenda Shtëpisë së Bardhë”.

“Ky është një stilolaps që unë kam marrë nga Donald Trump. Vetëm ai ka nënshkruar me të, ndërsa ai më shkruajti një shënim në një copë letër. Kam marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Ai më tha: “Kjo është për ty që të jesh gjithmonë në gjendje të hysh në Shtëpinë e Bardhë”, – shprehet Vuçiç.

Ndërsa Vuçiç i kishte përgatitur si dhuratë Trump-it, një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, – shkruajnë mediat serbe.



2 Comments

  1. Shikoni edhe dhuratat me plot kuptim te Trampit.I jep celesin e Shtepise se Bardhe,te hyje sa here te doje,bile pa trokitur fare,ndersa Kosoves jo qe nuk i sha as nje stilolaps,te pakten per kujtim,por i tha te rrije suss,e te mos ndihet per nje vit,ne asnje organizate apo prani tjeter,neper bote,se nuk ka per tu pranuar as deri te portat e saj.Edhe prezantimi i dhuratave per Vucicin,ishn nje turperim ne syte e te gjithe botes,per Hotin dhe qeverine e tij Koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *