• |
ide | kryesore

Haradinaj uron marrëveshjen: I lumtur që shqetësimet tona në pikën për Ujmanin kanë reflektuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ramush Haradinaj ka uruar marrëveshjen Kosovë- Serbi në SHBA duke zbuluar se pika për Liqenin e Ujmanit është reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar.

Pikërisht kjo pikë, mund të ishte bërë shkak i një largimi nga qeveria të AAK-së. Por Haradinaj thotë se është reflektuar dhe ai tashmë e pranon marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë.


STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

7 Comments

  1. Shumica e pikave lidheshin me shqetesimiet gjeopolitike dhe politiken e jashtme te SHBA-ve, ne kembim SHBA do financoje me kredi projekte te fuqishme infrastrukturore qe lidhin Kosoven me Serbine. Prap nje sukses per ta sepse e nxjerr deri diku Serbine nga ndikimi Rus dhe Kinez. Ca gjera per njohje diplomash. Pjesa tjeter e mbushur me retorike dhe dispozita te tipit shohim e bejme. Gjera qe mund te ishin negociuar per 2 jave dhe jo per 2 vjet.

    1. Ti sikur ishe me trumpin? Po skane negociuar 2 vite mo jo.Ato negociatat qe u bene per 2 vite, nga Thaci-Rama-Vucic-Bolton, u hodhen ne plehra.

      1. Thjesht nuk eshte shume ambicioze. Ne parim cdo marreveshje per Kosoven, per me teper njera qe nuk sjell ndonje rrezik, eshte e mire sepse perforcon njohjen faktike dhe juridike. Nga ana tjeter Serbise i duhet gjithmone te justifikoje marreveshjen me nje subjekt qe e konsideron inekzistent.

  2. More Ramush,po Ujmani do perdoret edhe nga Serbija,more malok i trashe,a e kupton se kjo eshte njelloj,sikur rte ndahej teritori toksor i Kosoves.U la toka dhe po ndahet Ujmani.Pika qe nuk ju bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu