• |
ide | kryesore

Haradinaj zbulon bisedën me Hotin dhe ‘konfirmon’ largimin nga qeveria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar praktikisht largimin nga qeveria dhe shkak duket se është liqeni i Ujmanit.

Haradinaj ka thënë se partia të cilën ai udhëheq beson në marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të por se nuk vlerëson që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit

Ai thotë se përkundër faktit që ka biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk ka pasur mirëkuptim nga ai dhe nuk e përkrah këtë marrëveshje.

Haradinaj thekson se AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.
Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke.
Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.
Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.
AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”. 



6 Comments

  1. Mafia dhe korrupsioni kanë shkuar në majë, tek kryeministri dhe djali i tij”: Berishëve iu “ngarkojnë” dhe vrasjen e Trebickës në SHBA

  2. Por, shumica prej tyre e kanë fshehur lajmin, duke mos e dhënë fare.

    Disa kanë vepruar në mënyrë edhe më të shëmtuar, duke dhënë vetëm reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili thotë se e ka fituar gjyqin në SHBA, kur në fakt e ka humbur.

    Të gjithë televizionet informative, News 24, Ora News, A2, ABC News, Euronews etj, me përjashtim të Report TV, nuk e kanë dhënë lajmin fare.

    As televizionet e tjera, duke nisur nga TV Klan e me radhë, me përjashtim të Top Channel.

    Gazetat dhe portalet, në shumicë e kanë fshehur lajmin, duke nisur nga “Panorama”, “Balkanëeb”, “Lapsi.al”, “Koha Jonë”, Gazeta Shqiptare” e të gjitha me radhë, me përjashtime të vogla, si “Shqiptarja.com”, apo gazeta “Dita”, që e kanë dhënë lajmin.

    Në fakt, nuk është se e mbrojnë dot Shkëlzenin, duke e fshehur lajmin, pasi ai tashmë është marrë vesh.

    Thjesht kështu tregojnë se nga kush kontrollohen.Mami jot po qendron ne bodrumin tim dhe po punon me shpellkaret e cecenet qe vijn ne tirone per qirje dhe Mami jot po e ben mire kete punen e partise do mar dhe gocat dhe gruan tende o namyti,ti mos u shqetso meru me salihun

    1. Ju trollat e selise mavi na çat trapin me lajme fake. Por dhe nese eshte e vertete nuk eshte rasti ta komentoni ketu, por botojini te portalet tuaja. Pastaj kryetari juaj sa te vinte ne pushtet do bente namin, do i fuste ne burg ghithe politikanet e korruptuar. Se me demek beri shtet dhe reforme ne drejtesi dhe tashme sja ka fajin saliu.

  3. Dihej që në resurset e Kosovës serbët do të bëhet palë dhe në komitetin e përbashkët të administrimit të trepçes. Nuk firmosin marrveshje pa leverdi serbët dhe amerikanët ndërsa Shqipëtarët menjëher sa u bëhet pak presion i shesin interesat kombëtare. Amatorë e të kapur gjithandej.

  4. Kush ma shpjegon pak se si eshte kjo marrveshja 3 paleshe per liqenin e Ujmanit.
    E vetmja gje qe di per te eshte se eshte ndertuar nga serbet per te furnizuar me uje nja dy qyteza serbe .
    Nese eshte nje investim serb qe tani ndodhet brenda republikes se kosoves , pse nuk propozojme qe tja blejme serbise ( dicka me teper se cfare i ka kushtuar ) dhe gjithashtu te behet nje marrveshje qe ato qytezat serbe te mos mbeten pa uje .
    Jam shume i paqarte per kete ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *