• |
ide | kryesore

Hoti me delegacionin nisen drejt Shtëpisë së Bardhë, pritet nënshkrimi me Vuçiç para Donald Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pranuar që të flasë para mediave pas daljes nga hoteli nga ku edhe është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.

Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK-së nga koalicioni, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Gazeta Express raporton se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *