• |
ide | kryesore

Messi vendos: “Do qendroj tek Barcelona, nuk futem në beteja ligjore me klubin e jetës sime”

-Instant, Sport



Lionel Messi ka vendosur të qendrojë tek Barcelona për sezonin që pritet të fillojë, duke nisur nga fundjava e 26-27 shtatorit kundër Villarreal. Pleshti duhet ti nënshtrohet testev anti-Covid, që shokët e skuadrës e kanë kryer më parë, për tu bashkuar me grupin e të rifillojë aktivitetin me skuadrën. Barcellona, pavarësisht gjithë tymnajës së javëve të fundit e mundësisë për ta humbur lojtarin me kosto zero në qershor 2021, nuk do të sanksionojë Messin që ka munguar në seancat e para stërvitore nën urdhërat e Koeman.

Pavarësisht komunikatës me të cilin i ati-menaxher i Messi i kishte informuar të gjithë për situatën pa kontratë të Leos, argjentinasi ka vendosur të bëjë një hap prapa e të qendrojë në Barcelonë. Zërave që kanë mbërritur nga Argjentina, kanë gjetur konfirmimet e para edhe në Spanjë: “vendimi është marrë për të evituar betejat e gjata ligjore me klubin e jetës së tij”.

Pas kuintave në fakt cështja është më pak romantike sa është dashur të tregohet, ose më saktë Messi e ka gjetur veten në një qorrsokak mes Ligës e Barcelonës. Në anën tjetër, Manchester City për ti propozuar akordin kishte kërkuar një situatë pa zvarritje ligjore, gjë që i ati Jorge nuk arriti ta evitonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *