• |
ide | kryesore

Milan ambicjoz: Brahimi firmos, tani Jovic për Champions

-Instant, Sport



Në ditën e firmës së Brahim Diaz në kontratën që do ta lidhë me ngjyrat kuqezi për këtë sezon, Milan është kthyer në sulm për një tjetër lojtar të Real Madrid: Luka Jovic. Maldini e Massara po përpiqen ende për një përforcim për repartin ofensiv e qendërsulmuesi serb, është një profil i pëlqyer prej kohësh. Cfarë kanë ndryshuar janë kushtet në krahasim me diskutimet e bëra në fillim të verës: Milan – për të synuar me vendosmëri kualifikimin në Championsin e ardhshëm – tani është i gatshëm të pranojë një huazim të pastër, pa futur në lojë cështjen e të drejtave të blerjes.

Mik e shok reparti i Rebic në kohët e Eintracht Francfurte, kur fitoi me zhurmë golash thirrjen e Madrid, 22 vjecari Jovic është në kërkim të rikthimit protagonist pas një viti të trazuar nga dëmtimet e nga ndonjë faktor jashtë fushës prej kohësh. Profili është i pëlqyer nga drejtuesit e Milan që kërkojnë një zëvendës për Ibrahimovic në qendër të sulmit, por është vështirë të diskutosh për cmimin me Real, që sezonin e kaluar e pagoi 60 milionë euro.

Sot Jovic është i panevojshëm në Spanjë e një huazim, propozimi i fundit i Milan, mund ti gëzojë të gjithë. Ndryshe nga akordi mes dy shoqërive për Brahim Diaz, që ka firmosur kontratën e do të stërvitet në Milanello me grupin, huazimi i të cilit vërtetë është i pastër por ka premtimin për të diskutuar blerjen pranverën e ardhshme, nëse kuqezinjtë do të jenë të interesuar, për Jovic flitet për një sezon të vetëm, një shans për të ndihmuar Milan të ngrejë nivelin. Pagesa e serbit është 5 milionë euro në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *