• |
ide | kryesore

Ministri i Drejtësisë së Kosovës zbulon lëshimet që bëri Prishtina në Shtëpinë e Bardhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Selim Selimi ministri i Drejtësisë së Kosovës që vjen nga radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt thotë se Kosova ka bërë disa lëshime në Washington, por që u bënë për shkak të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Kemi bërë koncesione pasi aty kemi pasur negociata. Këto koncesione i kemi bërë për shkak se jemi partnerë më SHBA-të dhe ne i përfaqësojmë të njëjtat vlera me ta. Ky partneritet duhet të shprehet edhe kur është vështirë, jo vetëm kur është lehtë”, – tha ai në Rtv Dukagjini.


“Koncesioni i parë ka të bëjë me atë moratoriumin një vjeçar për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht Serbisë i bëhet thirrje që të ndaloj fushatën e lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Këtë koncesion e kemi bërë edhe për shkak të një barasvlere më të madhe që ishte njohja nga Izraeli”, shtoi Ministri i Drejtësisë.

“Koncesioni tjetër ishte Mini-Schengeni. Ne kemi pranuar që të jemi si shtet i barabartë në këtë zonë ekonomike dhe na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA”, tha ndër të tjera ministri Selim Selimi nga SHBA.

Selimi megjithatë thotë se për çdo lëshim që ka bërë pala e Kosovës ka përfituar diçka shumë më të madhe.

5 Comments

  1. ”” na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA ””

    Mos e hani kete sapun per djath ! .

  2. Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

  3. Se cfare humbet me kete mareveshje,ne e shohim me mire se ty,more minister i drejtesise,por se cfare fituat me shume,pse nuk na e tregon?Nuk ke se cte tregosh se asgje nuk keni fituar dhe as per te fituar me vone,perpos atyre qe humbet bashke me Ujmanin,dhe e persvalet Kosoven ,per t’i lepire bythen aamerikes,per ato qe po t’i merr ty,dhe po ja jep Serbise,sepse ajo qe ti minister i drejtesise nuk kupton,se kjo mareveshje u be,vetem per te mbrojtur Serbine,dhe i thone Kosoves,rri aty ku je e mos u ndi fare,se po te njef edhe Izraeli??????I plasi Kosoves e popullit te saj per Izraelin,kur akoma nuk e njohin vendet e BE?????

  4. Me mill misri nuk behet buke gruri. Me kete klase politike qesharake qe ka Kosova gjene mire dhe kaq, SHBA mund tja kthente perseri Kosoven, Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu