Selim Selimi ministri i Drejtësisë së Kosovës që vjen nga radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt thotë se Kosova ka bërë disa lëshime në Washington, por që u bënë për shkak të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kemi bërë koncesione pasi aty kemi pasur negociata. Këto koncesione i kemi bërë për shkak se jemi partnerë më SHBA-të dhe ne i përfaqësojmë të njëjtat vlera me ta. Ky partneritet duhet të shprehet edhe kur është vështirë, jo vetëm kur është lehtë”, – tha ai në Rtv Dukagjini.
“Koncesioni i parë ka të bëjë me atë moratoriumin një vjeçar për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht Serbisë i bëhet thirrje që të ndaloj fushatën e lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Këtë koncesion e kemi bërë edhe për shkak të një barasvlere më të madhe që ishte njohja nga Izraeli”, shtoi Ministri i Drejtësisë.
“Koncesioni tjetër ishte Mini-Schengeni. Ne kemi pranuar që të jemi si shtet i barabartë në këtë zonë ekonomike dhe na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA”, tha ndër të tjera ministri Selim Selimi nga SHBA.
Selimi megjithatë thotë se për çdo lëshim që ka bërë pala e Kosovës ka përfituar diçka shumë më të madhe.
”” na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA ””
Mos e hani kete sapun per djath ! .
E hengren! Mbaroi! Kur te kerkon Big Brother dicka, duhet ulur koka.
Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak
Se cfare humbet me kete mareveshje,ne e shohim me mire se ty,more minister i drejtesise,por se cfare fituat me shume,pse nuk na e tregon?Nuk ke se cte tregosh se asgje nuk keni fituar dhe as per te fituar me vone,perpos atyre qe humbet bashke me Ujmanin,dhe e persvalet Kosoven ,per t’i lepire bythen aamerikes,per ato qe po t’i merr ty,dhe po ja jep Serbise,sepse ajo qe ti minister i drejtesise nuk kupton,se kjo mareveshje u be,vetem per te mbrojtur Serbine,dhe i thone Kosoves,rri aty ku je e mos u ndi fare,se po te njef edhe Izraeli??????I plasi Kosoves e popullit te saj per Izraelin,kur akoma nuk e njohin vendet e BE?????
Me mill misri nuk behet buke gruri. Me kete klase politike qesharake qe ka Kosova gjene mire dhe kaq, SHBA mund tja kthente perseri Kosoven, Serbise.