• |
ide | kryesore

Nations League, rruga më e mirë drejt Europianit: eksperimentet të papranueshme

-Instant, Sport



Bjellorusia, Lituania, Kazakistani janë rivalët e Shqipërisë në Nations League, një prej dy rrugëve që të cojnë në Europian. Kundërshtarë të përballueshëm, emra të së njëjtës staturë, madje nga të paktat herë që të bëjnë të ndihesh superiorë, aq sa për të synuar me bindje vendin e parë.Ndoshta sepse jemi euforik, apo se ndoshta na pëlqen të konkurojmë me më të fortët, gjë që na bën të ndihemi edhe ne të fortë, por fakt është se rruga më e shtruar drejt një tjetër arritje historike, që do të ishte prezantimi për herë të dytë në finalet e europianit, kalon pikërisht këtu.

Nisur nga ky fakt, nuk kanë munguar idetë për eksperimentin me lojtarët e rinj e për të konsoliduar menkanizmat, por është e sigurtë se kjo do të ishte jashte logjike. Nuk mund të shpenzohet dëm mundësia më e mirë për të shkuar në Euro 2024, atë që bëmë një edicion më parë kur Christian Panucci ndryshoi katër formacione në katër ndeshje, duke e bërë një katastrofë aventurën e parë në një kompeticion të ri, ku pretendimet i kishim të mëdha, si zakonisht kjo, por pastaj e pamë veten në vendin e fundit, pas Skocisë e Izraelit, me vetëm një fitore dhe tre humbje. Është shumë herë më e vështirë të kualifikohesh përmes fushatës eleminatore, ku kundërshtarët shortohen sipas nivelit dhe është e kuptueshme, që të paktën dy prej tyre do të jenë superiorë në krahasim me kuqezinjtë.

Kështu, lojtarë si Broja, Cekici, Çepele apo edhe të tjerë me statusin e të rinjve alternativë mund të kenë minutat e tyre gjatë ndeshjeve ku ka siguri, ose ku nuk kemi asgjë për të humbur, pa rrezikuar të kompromentojmë një kompeticion ku pretendojmë vendin e parë e që mund të hapë dyert e finaleve, ashtu si bëmë një sezon më parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *