• |
ide | kryesore

“Nuk është e thjeshtë të thuash që rruga është e lehtë”: Reja thumbon opinionin

-Instant, Sport



“Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit. Pjesa e parë ishte goxha mirë, në pjesën e dytë patëm probleme fizike dhe e ulëm disi rritmini. E rëndësishme është që fituam dhe të vazhdojmë kështu”. Edy Reja që shfaqet pas ndeshjes së fituar me Bjellorusinë është entuziast për suksesin e arritur, duke qendruar me këmbë në tokë, në lidhje me atë që Shqipëria tregoi sot në Minsk.

Italiani ndryshe nga zakonisht, është lëshuar në një koment për emra të përvecëm: “Më ka pëlqyer më shumë mbrojtja që luajti mirë gjatë gjithë kohës. Sulmi pati oshilacione. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra” vazhdoi Reja që për ndeshjen me Lituaninë ka lënë të hapur për debutime, duke parë gjendjen e grupit: “Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, pasi të kemi vëzhguar me kujdes, do të vendosim si do të luajmë ndaj Lituanisë. Uroj që ndaj Lituanisë të bëjmë ndeshje si këtu në pjesën e parë. Kemi pasur lojtarë me probleme si Trashi dhe Gjimshiti. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shumë forca në ndeshjen e ardhshme”.

Në fund, Reja ka edhe një batutë për të gjithë ata që e konsiderojnë një grup të thjeshtë dhe rrugë të shtruar drejt vendint të parë: “Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *