• |
ide | kryesore

Pasojat nga tërmeti, familja nga Shijaku asnjë ndihmë prej qeverisë: Jemi me borxhe deri në fyt (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar një video të një qytetari që tregon gjendjen e tij të rëdnë pas tërmetit të vitit të kaluar. 9 muaj pas tërmetit, qytetari me aftësi të kufizuara ende është pa shtëpi dhe pa ndihmë nga shteti. Ai quhet Rasim Shahini dhe dekoron se “Jam në borxhe deri në fyt”. “Nga t’ia mbaj më, nga të mbytem!?”, deklaron ai.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u ndal tek banesa e rrënuar nga tërmeti e shteasit Rasim Shahini, banor i fshatit Shahin të kësaj bashkie.

Rasimi është invalid dhe prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një vendi normal ku të jetojë bashkë me të ëmën e sëmurë. Shtëpia e familjes Shahini u vlerësua si e pabanueshme dhe për t’u shembur nga komisionet shtetërore.

9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike. Indiferenca e tyre kalon deri në arrogancë, teksa përfaqësuesit e njësisë administrative i kanë thënë zotit Shahini se shtëpia e tij do të jetë e fundit që do të shembet.

Rasim Shahini apelon për ndihmë. Nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të. Gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre, sidomos në kushtet e pandemisë COVID-19.

“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj shtëpinë tënde.” Me inat! Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”

BASHKËNGJITUR VIDEO ME DENONCIMIN E QYTETARIT RASIM SHAHINI NGA SHIJAKU:



5 Comments

  1. Mafia dhe korrupsioni kanë shkuar në majë, tek kryeministri dhe djali i tij”: Berishëve iu “ngarkojnë” dhe vrasjen e Trebickës në SHBA

  2. YMER GELBAZA KELLIRA shkruan i paemer te lapsi.al si. ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA MOS SHKRUAJ TE LAPSI.al i paemer

  3. KURSE EDI RAMA JUA VJEDHE LEKET SHQIPETAREVE DHE I NDANE ME CARLO BOLEN. BOLINO YMER GELBAZEN DHE KOL SALLAKUN

  4. ¿Necesita un préstamo urgente? Nuestros Préstamos incluyen fideicomiso y garantías bajas. Damos Préstamos máximos de alrededor de € 10 millones. SBA (préstamos para pequeñas empresas) TAMBIÉN ESTÁN PERMITIDOS por un mínimo de € 30 mil euros aplican Términos y condiciones. Contáctenos ahora @ [email protected]

  5. ¿Necesita un préstamo urgente? Nuestros Préstamos incluyen fideicomiso y garantías bajas. Damos Préstamos máximos de alrededor de € 10 millones. SBA (préstamos para pequeñas empresas) TAMBIÉN ESTÁN PERMITIDOS por un mínimo de € 30 mil euros aplican Términos y condiciones. Contáctenos ahora @ [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *