• |
ide | kryesore

Pushimet në Ibiza e kthejnë PSG në vatër infeksioni: pozitivë edhe Icardi, Marquinhos e Navas

-Instant, Sport



Rritet alarmi koronavirus në kampin e Psg. Pas infektimit të Neymar, Angel Di Maria e Leandro Paredes, tre lojtarë të tjerë të Tuchel kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera në prag të rifillimit të sezonit. Sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, bëhet fjalë për Mauro Icardi, Marquinhos e Keylor Navas. Shkon kështu në gjashtë numri i rasteve në klubin parisien, që duhet të monitorojë tashmë me shumë kujdes situatën e të ndjekë protokollin. Të gjithë lojtarët pozitivë gjenden në izolim.

Sipas gazetës franceze, disa nga lojtarët e Psg pozitivë me Covid-19 kanë kaluar pushimet së bashku në Ibiza. Negativ ndaj testit ka rezultuar Marco Verratti, edhe ai ka qenë bashkë me grupin, por e ka kaluar më parë virusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *