• |
ide | kryesore

“Së shpejti do të shpjegojë arsyet e qendrimit”: Në Argjentinë janë të sigurtë por Messi është në luftë me Ligën

-Instant, Sport



Heshtja e Lionel Messi ka përfunduar. Pëmes të atit-menaxher, argjentinasi ka nxjerrë një komunikatë në përgjigje të asaj të La Liga në të cilën konfirmon pa vlefshmërinë e klauzolës zgjidhëse të kontratës prej 700 milionë euro, që ka rënë sipas mendimit të tij në fund të sezonit 2019/20. Asnjë hap prapa nga argjentinasi, beteja me Barcelonën vazhdon e përfshin edhe la Liga. Messi dëshiron të largohet nga blaugrana, nuk ndihet më i lidhur me kontratë me klubin e nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën e zgjidhjes. E menjeherëshme përgjigja e Ligës spanjolle ndaj komunikatës së Messi: “Klauzola prej 700 milionë ekziston e është e vlefshme, interpretimi i tyre i kontratës është i pakundërshtueshëm”. E ndërkohë, nga Argjentina janë të sigurtë: “Qendron tek Barcelona”.

Rreth kampioni argjentinas prej ditësh po kërkohet një zgjidhje që mund të dakordësojë palët. Jorge Messi, i ati-menaxher i lojtarit, për të tretën ditë është në punë për të zhbllokuar situatën e pos tudion dokumentat bashkë me stafin legal. Pozicioni i Bartomeut – e rrjedhimisht i Barcelonës – për të mos e lënë të largohet është i qartë, por lamtumira duket e paevitueshme në fund të sezonit apo të atij të ardhshëm.

Beteja ligjore sapo ka nisur. Për momentin Messi nuk ndihet i lidhur me kontratë me klubin që e ka rritur, por nuk përjashtohet edhe qendrimi për një vit tjetër, duke bërë një hap prapa, për tu larguar me parametër zero në sezonin e ardhshëm. Nga Argjentina janë të sigurtë pëqr këtë opsion : “Qendron tek Barcelona dhe së shpejti do të shpjegojë edhe përse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *