• |
ide | kryesore

Sot nënshkruhet dokumenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump takon Hotin dhe Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme



Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump takohet kete të premte me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

Gjatë javës ishte folur për mundësinë e takimir të Presidentit Trump me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, por nuk kishte pasur një konfirmim deri mbrëmjen e së enjtes.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali.

Pala serbe tha se kërkesa për njohjen e ndërsjellë ishte shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet të dyja vendeve.

“Ai dokument ishte shumë i rëndë, kishte 15 apo 16 pika dhe një prej tyre ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nuk është asgjë e re sepse kjo është politika amerikane, vetëm se ne thamë që ajo pikë nuk duhet të jetë në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan “fer” dhe na dëgjuan. Në dokumentet tjera kjo pikë nuk është më”, tha presidenti serb.

Vuçiç tha pas takimit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se “kishte disa vështirësi politike për ne por mendoj dhe shpresoj që i kemi kapërcyer ato dhe vazhdoj të shpresoj që ta arrijmë një marrëveshje nesër.”

“Nëse më pyesni mua nëse Serbia do të pranojë njohje të ndërsjellë që ishte përmendur në disa projekt-propozime, kjo nuk do të funksionojë për Serbinë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar njohjen nga Serbia, Kryeministri i Kosovës, Hoti u përgjigj:

“Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë një hap të madh në drejtim të përafrimit”, tha ai.

Zëri i Amerikës ndoqi më herët të enjten më herët një paraqitje të ministrit serb Sinisha Mali, i cili tha se palëve u është dorëzuar një dokument ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë.

“Temat ekonomike nuk janë kryesoret, siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është paraqitur flet për njohjen e ndërsjellë, ndërsa të gjitha 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike”, tha ai.

“Ky është propozimi më i keq që kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët e Kosovës. Por ne nuk do të heqim dorë dhe do të luftojmë”, tha ministri serb.

Ai tha se po ushtrohet trysni mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte paralajmëruar se mund të ketë “befasi gjatë takimit”.

Bashkëpunimi ekonomik

Ndërkohë, Këshilli për Siguri Kombëtare shkroi se pati “bisedime shumë të mira këtë pasdite me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Zoti Vuçiç shfaqi shpresën se mund të arrihet marrëveshje për çështje ekonomike, projekte të infrastrukturës, lidhjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës që siç tha, do të ishin në të mirë të serbëve në Kosovë, të shqiptarëve dhe të gjithëve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të premten pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike, për të cilat i diskutua të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Nesër presim që ta finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot”, tha kryeministri Hoti.

Edhe presidenti Vuçiç tha se shpreson në një marrëveshje për tema të interesit të përbashkët.

Kosova dhe Serbia biseduan sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para takimit ishte thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.

Më herët gjatë ditës ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin twitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha para se të fillonte takimi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti serb, tha se pret takim të vështirë, por “dorëzimi nuk është një opsion”. VOA



12 Comments

    1. vlersoni ralitetin ,ndani problemet pranoni zgjilljet te drejten hakun rregullin masen qe ju mundeson mardhenie dobi mirkuptim,jo interesin padrejtesin qe ju fundos thotë:

      kalimi nga padrejtesia ndaj nesh per nje shekull ne njohje te drejtave dhe respekt per serbet nuk eshte dorzim por kultur vler ,bindje ndryshim ,ne dobin e tyre kjo eshte e verteta per dobit,nese serbet e quajn dorzim ,ne te miren dobin e tyre qe vet ndergjegja jua don ,de fakto mbeten te dorzuar tek e keqa padrejtesija,me keto karakteristika te pashmangeshme ,ne zhvillimin e vet 1 paqartesi,pasiguri burim problemesh,urrejtje perplasje hakmarrje ndeshkim shkatrrim,,pa shmangeshem,qe lle ket nedergjegja shpirti nuk jua pranon tu ndollin ,duhet ta kuptojne dhe binden ,qe nje natyralitet kan gjith njerzit urrejn padrejtesin dhe kerkojn te drejtat,nuk ka ndollur nuk ndoll dhe nuk do te ndollin qe ti besh padrejtesi dikujt dhe te shperblehesh ,nga tjeret nuk qendron as ne ligjet e krijuesit gjithesise as ne ligjet njerzore te pranuara nderkombetarisht,nuk e beni as ju vet ndaj askujt qe tjeret tu bejne padrejtesi dhe ju ti shperbleni,por shprehni ,natyralitetin tuaj urrejtjen vetmbrojtjen hakmarrjen ,per ket vuajn serbet te binden bashke me ato qe i perkellelen me trojet shqiptare qe tashme ato politika jan fundosur,

  1. Mafia dhe korrupsioni kanë shkuar në majë, tek kryeministri dhe djali i tij”: Berishëve iu “ngarkojnë” dhe vrasjen e Trebickës në SHBA

  2. Por, shumica prej tyre e kanë fshehur lajmin, duke mos e dhënë fare.

    Disa kanë vepruar në mënyrë edhe më të shëmtuar, duke dhënë vetëm reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili thotë se e ka fituar gjyqin në SHBA, kur në fakt e ka humbur.

    Të gjithë televizionet informative, News 24, Ora News, A2, ABC News, Euronews etj, me përjashtim të Report TV, nuk e kanë dhënë lajmin fare.

    As televizionet e tjera, duke nisur nga TV Klan e me radhë, me përjashtim të Top Channel.

    Gazetat dhe portalet, në shumicë e kanë fshehur lajmin, duke nisur nga “Panorama”, “Balkanëeb”, “Lapsi.al”, “Koha Jonë”, Gazeta Shqiptare” e të gjitha me radhë, me përjashtime të vogla, si “Shqiptarja.com”, apo gazeta “Dita”, që e kanë dhënë lajmin.

    Në fakt, nuk është se e mbrojnë dot Shkëlzenin, duke e fshehur lajmin, pasi ai tashmë është marrë vesh.

    Thjesht kështu tregojnë se nga kush kontrollohen.

  3. O i paemer po’ kujt i plasi per djalin e berishes
    Po’ diskutohet per Kosoven o i paemer i pafamilje ,iPA shtepi i PA atdhe ,i PA komb.
    Te dhjwfte dreqi varrin.

  4. Kurti kishte te drejte kur thonte se nuk shkoj ne Uashington e te me vene perpara nje draft marveshje. Ai kerkonte studim i draftin dhe diskutim publik. Realiteti sot eshte se perpara kryeministrit Hoti eshte nje draft ne tavoline dhe kercenimi amerikan. Padyshim qe ai do ta firmosi. Na qofte per hajer! Ne qofte se nuk ka njohje te serbise per sovranitetin e kosoves i bie qe kosova nuk di as vete ajo se ku ndodhet eshte shtet apo krahine e serbise

  5. Astrit ke shume te drejteVuciciPA pyt klanin e Zemunit nuk shkon gjekundi .
    Po’ sqe per njohjen Ca’ do diskutojne ,per miellin serb?
    Ai me marveshjen PA marrveshje po’ hyn ne Shqiperi e ne Kosove nga te Kater anet,spese korrupsioni ne dy vendet tona Ka blloku cdo produkt vendas .
    Pastaj ku kemi ne klan zemuni
    Ne kemi nje akademi shkencash per ti dhjere ne te
    Mbi te gjitha na Ka humb dhe dokumenti original i pavarsise.
    Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *