• |
ide | kryesore

Tashmë filma falas në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Platforma Netflix së fundmi  ka nisur një provë të re, për të ndihmuar rritjen e klientëve të saj apo të abonuesve mujorë.

Ju tashmë mund të shihni filma dhe seriale në Netflix pa hapur një llogari tuajën.Si pjesë e provës, juve nuk do t’ju nevojitet një llogari,por do të mund të shihni vetëm episodet e para të çdo seriali.Disa nga serialet dhe filmat, që janë pjesë e ofertës përfshijnë: Stranger Things, Murder Mystery, Elite, Boss Baby: Back in Business, Bird Box, When They See Us, Love Is Blind, The Two Papes, Our Planet dhe Grace And Frankie.Platforma e ka vendosur përmbajtjen falas në dispozicion, vetëm për web-faqen, pra nuk mund t’i shihni në televizor, apo nëpërmjet aplikacionit Netflix në telefonin  tuaj, por në laptop apo kompjuter. Përmbajtja falas do të jetë e disponueshme në më shumë se 200 vende.Ky vendim ka ardhur pasi Netflix arriti deri në 25.86 milionë abonues gjatë pandemisë, duke dyfishuar objektivin e saj të vitit 2019.“Ne po shohim promovime të ndryshme të marketingut për të tërhequr njerëz të rinj dhe për t’u dhënë atyre një përvojë të shkëlqyer në Netflix”, tha një zëdhënës i platformës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *