• |
ide | kryesore

Video/ Fitore rekord e kombëtares së Bushit: 1-5 në transfertë kundër Austrisë

-Instant, F1, Sport, Video



Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë thonë dhe Alban Bushi e kuqezinjtë e tij U 21 kanë pritur ekzaktësisht një vit për ta bërë në transfertë kundër Austrisë, për atë 0-4 në Niko Dovana në 9 shtator 2019. Austriakët duhet të kenë mbetur të habitur kur kanë parë 1-5 në tabelën elektronike, pas një performance impresionuese të Shqipërisë së shpresave, që ka fiksuar një fitore rekord në transfertë në ndeshje kualifikuese.

E të mendosh që kjo skuadër e Bushit ishte privuar nga emrat më të rëndësishëm (Kumbulla, Broja e Cepele me Kombëtaren A), duke i besuar kryesisht lojtarëve që luajnë në Superiore, ose ata që sapo janë transferuar prej aty. Akush nuk zhgënjeu besimin e teknikut: golat e Kallakut, Tucit, dy herë Muçit dhe Adolf Selmanit vulosën fitoren e vlefshme për Euro 2020.

Bushi e kishte deklaruar se grupi aktual ka lojarë në rritje, me të cilët do të synohej vendi i tretë. Ka ndodhur pikërisht kështu, duke mundur Austrinë në shtëpi, e duke marrë aktualisht vendin e tretët në Grupin 3.

AUSTRI U21 1-5 SHQIPERI U21



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *