• |
ide | kryesore

Video/ Pirlo fikson menjëherë objektivët e Juventus: “Titulli i 10 radhazi e Champions”

-Instant, Sport, Video



Andrea Pirlo sapo ka veshur uniformën e teknikut, por i ka idetë e qarta mbi objektivët sezonalë të Juventusit të tij. “Rrugëtimi është shumë i gjatë, do të duhet kohë sepse për momentin nuk mund të punojmë me shumë lojtarë që janë larguar e ata që do të vijnë për të kompletuar organikën – ka shpjeguar tekniku bardhezi -. Do japim gjithcka në fushë, kemi dëshirë të madhe për të treguar se Juventus kërkon të fitojë titullin e 10 radhazi e me shumë mundësi Champions League. Jemi këtu e duam të bëjmë më të mirën”.

Deklarata direkte, të thëna me koshiencë e pa frikë. Në dhomat e zhveshjes bardhezi, Andrea Pirlo është mësuar të qendrojë dhe e di se e vetmja gjë që ka rëndësi është të fitojë. E për ta bërë po studion lëvizjet e tij. “Agresiviteti e dëshira për të rifituar topin pasi e humbasim është dicka mbi të cilën po punojmë shumë – shpjegoi Pirlo -. Duke parë Champions League të kaluar, skuadrat që kanë mbërritur deri në fund ishin ato që rikuperonin topin në kohën më të shkurtër të mundshme. Kjo për mua duhet të jetë një karakteristikë që të na dallojë”, tha tekniku bardhezi.

Në fund edhe një batutë mbi ditët e para në krye të grupit: “Një histori të këtyre ditëve të para të grumbullimit? Asgjë e vecantë, jam ndjerë mirë edhe pse i njihja praktikisht të gjithë ata që punojnë këtu. Kjo më ndihmoi shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *