• |
ide | kryesore

VIDEO/ Reagon Joe Biden: Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një fjalim të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, kandidati demokrat për president të SHBA-së Joe Biden u pyet për marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Biden tha se nuk ishte njohur ende me detajet e marrëveshjes, por ai theksoi se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo ç’ka mund të them në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, – tha Biden. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Dikush duhet ti shpjegojë që shteti që ky shpreson ta drejtoje (USA), e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur që ditën e parë që ka shpallur pavarsinë. Ja pse pastaj i thonë i fjetur the matuf këtij kundërshtarët politik. Zgjohu Biden ?

    1. Shteti qe ai shpreson te drejtoje momentalisht po cenon sovranitetin e kosoves me trump ne detyre o koqe kandari, mjafton te shikosh marreveshjen e fundit.

      Ndaj duhet ta drejtoje sa me shpejt Biden per te miren e interesave tona. Me fitoren e Biden rikthehet ne pune dhe dipartimenti i shtetit, qe keto kohe ka qene ne autopilot, e si rrjedhoje sdo te kesh me ambasadore jahtesh ne Shqiperi ku nuk i mbikqyr njeri.

      Ver ne pune trurin dhe mendo njehere per interesat e tua para se te besh tifo per nje palaco racist dhe lakmitar si Trump qe pervec pasurise personale si intereson asgje tjeter ne kete bote.

      1. Se pari koçe kanari eshtë ai që të ka bërë kokën . Dhe unë thjesht komentova mbi atë që ai ka deklaruar. Sa për ineresat tona janë injorantët si puna jote që kur shkojnë tek kutija e votimit e ndërrojnë partinë për 20 mijë lek që i lejojnë ambasadorve te shkërdhehen me kryeministrin sa herë të zgjohet. Sovranitetin e Kosovës e mbrojnë banorët e Kosovës. Ne si Shqipëtar me në krye edhe kryeministrin në detyrë o koçe kanari vetëm jemi munduar tua fusim mbas shpine. Ti koçe mundohu të mbrosh sovranitetin e vendit tënd se mua nuk më intereson as Biden ( komunisti ) apo Trump racisti. Mua më inereson që koçet si puna jote në zghedhjet e ardhshme mos të shkojnë me një flamur në zgjedhje e të kthehen me një tjetër e pastaj të qahen përsëri në portale se kush e votoj përsëri këtë palaço kryeministër.

        1. O je i pashkolle o budalla ose te dyja bashke.

          Te vereh vetem argumente induktive:
          Blerja e votes me 20 mije lek, Ne ja fusim kosovareve, Nderrimi i flamureve.

          Jam i mendimit qe jo cdokush duhet te votoje. Ja, ti pershembull, je rrezik i demokracise me budallallekun tend.

          1. O Gjilpera me duket se te dogji thumbi qe të futi ai siper . Qenke partizan qe shet voten sa here ka votime me duket. E perzjeve komentin pa lidhje??

          2. Normal që unë jam rrezik për ju që blini vota që të votoj . Shpresoj që ta rrisë pagesën Edi për zgjedhjet e ardhshme. Sa për ta mbyllur Kosovarët duhet të vendosin vet për të ardhmen e tyre as Biden( komunisti) apo Trump( racisti). Mos të bëjmë si patriota se vetem Shqiptarët e Shqipërisë patriota nuk jemi . Po të kishim qenë të tillë nuk do Kishin tallur bëthën gjith kta politikan 30 vitet e fundit. Kalofsh mirë e kujdes se gjilpëra të ka dëmtuar.

          3. E di qe ju nderpreva kafen e mengjesit po kjo nuk perben arsye per tu prekur kaq shume. Sa per informacionin tuaj o te mjere kafesh nuk votoj qe nga 2005. Ju jeni brezi ridhjerjes dhe impotenteve.

  2. Cfar mendimi kane per marreveshjen klyshat pro trump te albanistanit: Neri djathtisti i papune, mero kellira e me rradhe

  3. Ky amerikan,e kupton me mire se qeveria Koseves,se Kosova duhet te mos trajtohet,si pjese e Serbise-sic po e trajton qeveria amerikane ,konkretisht me kete marreveshje,doni apo nuk doni,ju komentues entuziaste te amerikes.

  4. Per trump shqiptaret jane arab. Shikoni deklaraten e tij. Nese rizgjedhet kryetar serbia do rritet deri ne durres. Shqiptaret ne arabi thote le te shkojne apo qendroni si serb ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *