• |
ide | kryesore

Vuçiç: Shqiptarët gati të nënshkruanin gjithçka nëse njihnim Kosovën, kjo marrëveshje triumfale për Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se rezistenca e delegacionit në SHBA ia arriti qëllimit dhe Kosova nuk është njohur në Uashington.

Vuçiç thotë se serbët mund të qëndrojnë të qetë pasi Kosova nuk u njoh. Më tej ai thotë se kjo është një marrëveshje triumfale për Serbinë dhe shprehet i kënaqur për punën e delegacionit të tij për atë çfarë u arrit.

Po ai zbulon se shqiptarët janë vetofruar që të nënshkruajnë gjithcka nëse Serbia do të firmoste për pikën 10, që ishte njohja reciproke.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini Schengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shengenin, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet.

Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur,” tha Vuçiç.



5 Comments

  1. Si gjithmone ate qe humbin ne lufte, serbet e marrin me negociata . Nuk mesuam kurre ne shqiptaret? Nese nuk ka nje marreveshje ne hije per njohjen,gje qe dyshoj fort,po negociojme per mallin tone.

  2. DULLA KOTI VETEM SA FIRMOSI SERBINE E MADHE ,MINISHENGENIN BALLKANIK thotë:

    E GJITHE KJO MAREVESHJE ESHTE NJE SERBI I MADHE OSE MINISHENGEN ASGJE TJETER

  3. Ore, si mund te firmosesh marreveshje me nje shtet qe nuk e njeh se asnjehere nuk e kam kuptuar? Me nje shtet qe nuk e njeh nuk ben dot marreveshje as per te mos e njohur.

  4. Kur smë njeh nuk të njoh çfar kërkon të më shesësh lëng portokalli dhe në gjith serbinë nuk gjen as edhe 1 rrënjë portokalli më ke vrarë më ke prerë më ke djegur po pse të plasi bytha se stë njeh serbia ata stë njohën kur të vranë përdhunuan ku do ti gjesh të humburit ,mashtrim njëzet vjet edhe kockat janë tretur apo e bëre për kredo politike të dikujt në Amerik të plasi bytha për vrasësin se nuk është serbia Gjermani mirë e kishte Ramushi ,100 për qind taks sot njerëzimi luftohet me biznes se luftrat i bëjnë fuqitë e mëdhaja Amerika Kina rusia pjesa tjetër është kot ejo në popujt e vegjël që si llogarit njeri fare zgjohu kosov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *