• |
ide | kryesore

Cavani futet mes Juventus e Suarez: bllokimi i tyre favorizon

-Instant, Sport



Hapet një pistë e re për sulmin e Juventus. Me Dzeko gjithnjë në stand-by (në pritje që të zhbllokohet cështja Milik-Roma) e Suarez ende i paqartë mbi mundësinë për tu liruar nga Barcellona (sidomos me qendrimin e Messi), bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me stafin e Edinson Cavani, që është i lirë nga Paris Saint Germain. Është ai alternative për boshnjakun e uruguajanin.

Profili është shumë i ngjashëm me dy të parët: një sulmues tipik, i datëlindjes ’87 si Suarez, me shumë eksperiencë ndërkombëtare e i lirë me parametër zero, edhe pse gjithashtu me një rrogë të rëndësishme. Diferenca me kolegët është se ish-Napoli nuk luan prej dy muajsh, duke qenë se ndeshjen e fundit e ka diskutuar me parisinët në 29 shkurt. Sezoni 2019/20 ka qenë shumë i komplikuar për Cavani, me vetëm 7 gola në 22 prezenca mes Ligue 1, Champions e Kupën e Francës.

Për momentin, bëhet fjalë për kontakte paraprake. Qëllimi I Juves është të kuptojë cilat janë manovrat e kërkesat ekonomike të lojtarit, që për më tepër në Amerikën e Jugut është pranë një akordi me Gremion. Një mënyrë për tu kujdesur për të mbajtur sa më shumë pista hapur, për të mos u kapur të papërgatitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *