• |
ide | kryesore

De Biasi e nis keq punën e re në krye të Azerbajxhanit

-Instant, Arkiva, Sport



Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë Ganni De Biasi e nis keq aventurën e tij të re tek Azerbajxhani. Përfaqësuesja e drejtuar nga italiani humbi 2-1 në shtëpi përballë Luksemburgut, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Italiani e mori skuadrën e azerëve, pak muaj më parë dhe kjo ishte ndeshja e tij e parë në stolin e kësaj kombëtareje. Sfida nisi keq pasi skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 24-t për shkak të një kartoni të kuq.

Në fund të pjesës së parë Azerbajxhani shënoi golin e avantazhit, por nuk mundi ta ruante rezultatin në të dytën. Fillimisht një autogol i azerëve dhe më pas me një penallti skuadra e De Biasit e mbylli me humbje. Në grupin e tyre është edhe Mali i Zi që fitoi 2-0 në fushën e Qipros. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *