• |
ide | kryesore

Gafa e Mancinit, Chiellini jashtë formacioni për çështje syzesh: “Kur më treguan listën nuk kisha syzet”

-Instant, Sport



Giorgio Chiellini nuk ishte në formacionin titullar të Italisë, në ndeshjen kundër Bosnje Hercegovinës, për debutimin në Nations League, për një gabim qesharak. Tekniku i Italisë, Roberto Mancini ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për zgjedhje teknike, duke pranuar se kapiteni i Juventus është lënë gabimisht jashtë formacionit.

Tifozët italianë dhe vetë Mancini janë befasuar kur kanë parë që mbrojtësi bardhezi është ulur në pankinë. Në vend të tij në fushë zbriti Françesko Acerbi dhe nuk bëri punë as kërkesa e UEFA-s për të ndryshuar formacionin. “Ishte gabimi im – tha Mancini në konferencën për shtyp pas ndeshjes -. Ata më treguan formacionin, por unë nuk i kisha syzet dhe thashë në rregull. Nuk e kuptova se në formacion ishte Acerbi dhe jo Chiellini”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *