• |
ide | kryesore

Messi tek Barcelona por kundër presidentit: “Nuk e mbajti fjalën, prej vitesh nuk ka projekt”

-Instant, Sport



Lionel Messi ka shpjeguar se nuk do të largohet nga Barcelona për të shmangur një betejë ligjore me klubin e jetës së tij, por nuk ka kursyer shigjetime ndaj shoqërisë blaugrana e presidentit Bartomeu: “Më ka thënë gjithnjë se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qendroja apo largoheshae në fund nuk e mbajti fjalën – ka thënë Pleshti – E vërteta është se prej koësh nuk ka një project, klubi limitohet të mbyllë vrimat e gjërat shtyhen përpara kështu”. Fjalë të ashpra, që nuk lënë vend për interpretime e që rrezikojnë të kondicionojnë rëndë sezonin e ardhshëm blaugrana. Thyerja, tashmë publike, mes yllit të skuadrës e drejtuesve të shoqërisë ka patur efekt edhe në dhomat e zhveshjes, duke lënë të hutuar edhe tifozët: nga një sondazh i “El Mundo Deportivo” ka rezultuar se 75% e tyre beson se zgjedhja e Leos për të qendruar nuk është zgjidhja më e mirë për klubin.

Argjentinasi nuk e ka ‘rrudhur’ gojën në mendimet për Bartomeun e adminstrimin e tij: “Mund të fitojë ose humbasë, sepse është shumë e vështirë, por duhet të konkurosh. Të paktën të konkurosh për të mos u rrëzuar si në Romë, Liverpool e Lisbonë. Kjo më ka bërë të mendoj të largohem dhe isha i sigurtë se isha i lirë. Tani kapen pas faktit se nuk e komunikova para 10 qershorit, kur është e qartë se në 10 qershor ishim në garë për La Liga, në mesin e pandemisë që shtyu gjithë sezonin”.

Në fund ka siguruar tifozët e Barcelonën: “Sjellja ime nuk do të ndryshojë, nuk ka rëndësi se doja të ikja. Do të jap maksimumin, dua të fitoj gjithnjë. Dua të jap maksimumin për klubin, për shokët e për veten time. Ajo që mund të them se do qendroj e do të jap makismumin për Barcelonën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *