• |
ide | kryesore

Rama: U lodha me refuzimin, Kosova vetëm humbi që nuk pranoi mini-Shengenin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të Presidentit Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë reagim kryeministri, ia ka dedikour mospjesëmarrjes së Kosovës në takimet e të ashtuquajturit “Mini-shengen Ballkanik”.

Kryeministri shprehet i sigurtë se do të vinte dita që Kosova do ta pranonte “Shengenin Ballkanik”, siç e quan ai, por thotë se ndjehet i “‘lodhur’ vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s’përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.”

Po ashtu Rama thekson se ajo që është firmosur dje në Shtëpinë e Bardhë “s’ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!”

Reagimi i plotë:

SHËNIM PËR NJË KEQKUPTIM TË MADH

Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!

Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s’ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.

Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte “Minishengin” e ashtuquajtur – për mua është Shengen Rajonal, aspak “mini”! Më ka “lodhur” vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s’përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.

Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatë gjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes “patriotëve” dhe “tradhëtarëve”, në daç atje e në daç në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë!

E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara – si edhe përtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) – kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s’ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!

Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturën tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish – Prishtinë – Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si rruga e turpit të tradhëtisë së Edvinit! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor!

Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!

S’ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën “patriotët” i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së tyre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t’a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, kombit shqiptar.

Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t’u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t’u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që “u çmend” me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të “Minishengenit”. Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të “tradhëtarit të kombit” Hashim Thaçi.

Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!



21 Comments

    1. Një shkrim rrumpallë si vetë ai ,ku s’merret vesh ku fillon llogjika e ku mbaron arsyja e kësaj kurbanollogjie triumfatore boshe.

  1. Futja ne Mini-Shengen u perdor si nje nga konceszionet qe Kosova i beri Serbise..Keshtuqe ata bene mire qe nuk u futen atehere kur deshi ti..bashkefetar i tyre!

  2. marveshja midis Serbise dhe Kosoves per ti siguruar Serbise nje port thelle ne Adriatik , Studimi i fizibilitetit per perdorimin e ujmanit edhe si burim hidrik eshte nje tjeter pike qe sa i takon Kosoves nuk kishte pse diskutohej ne nje takim te tille .
    Vetem se firmoset ne USA konsiderohet hap i madh drejt njohjes reciproke !!?? Ok .
    Mgjth duhet te jemi te kenaqur… shkembimi i teritoreve nuk u perfshi, Serbet nuk kerkuan falje per krimet e tyre, serbet nuk e njohen Kosoven edhe ne dhomen ovale. Lajm shume i mire njohja e Kosoves nga Izraeli .

  3. O kryeminister pezevenk thuaja njerezve te tu qe kane sy te te degjojne e veshe te te shikojne me keto perralla bajate e mos na i trego ne qorrave

  4. Ky !!!!

    Lideri i najmunve qe votojne majtas qe ne 6:30 te mjesit me dajre dhe zyrrna !!!

    Ky !!!!

    Artisti basketbollist/mallist
    na shet vizione politiko-ekonomiko-rajonale !!!

    Ky !!!!

  5. Apo ndoshta na i kan bler palet e treta permes serbit?! se helbete koloni jemi.Nga keta ca nuk pret. ne jo vetem do ngelim 400.000 por do kapim dhe malet po na i lan dhe ato.

  6. E shkreta Kosove eshte kthyer ne gur bilardo, Tramp e quan vend mysliman, Benjamin Netanyahu mburret qe vendi i pare me shumice myslimane do vendos ambasaden e saj ne Jeruzalem, Rama nen mbreterine e avujt e narkotikeve tall bythen me injorancen peverse te tij, Berisha i rjedhur e ilanjos lavderon marveshjen, Kryetari i LDK lavderon ameriken, e shkreta Kosove ka rene ne duar te horave! Zoti e ruajt Kosoven!

  7. U lodha thote Pinoku. O Pinok, ti ishe per shkembim territoresh bashke me Vucicin e Thaqin. E tha John Bolton qe ishte ideja e ketyre lidereve dhe ne do i mbeshtesnim. Dhe ti qe na ke ca trapin ketu e 3 vjet duke lobuar e mbushur mendjen andej e ketej ne Shqiperi se kjo ishte gjeja e duhur. Kjo “gjeja e duhur” tu hodh ne kosh te plenave nga Gjermania dhe USA.

  8. Astrit plosisht dakort me ato që shkruan.Para se të postoj diçka i lexoj të gjitha shkrimet dhe po mos më kaloje në kohë këto gjëra do shkruaja.Mjerë Kosova.Zoti e ndihmoftë.

  9. Batutat e km batutaxhi, kane ardhur duke u bere gjithmone e me te palezecme. Ky shkrim, duket fiks si ato ndertimet pa leje qe km i ka aq qejf. Kuptohet qarte qe koha ne dispozicion qe po mbaron, ia ka ulur pjellorine trurit te km duke bere qe te perdore batuta te nje niveli poshte mediokritetit.

  10. Po injorojeni te cmendurin.ky kerme nuk meriton as me te voglin interes.fale sorros matufit e bashes po mbaron mandatin e dyte e shkaterrimin total te Shqiperise.

  11. Edi Rama, te pakten mos hidh kripe mbi plaget e shkaktuar (edhe) nga ti. Tentove ndarjen e Kosoves, i vure takse diskriminuese rraciste atyre shqiptareve te Kosoevs qe hiqesh se i do, dhe ne fund ia arrite ta besh Minishengenin. Por,mos u gezo, se Minishengeni s’do behet kurre,sepse ne Kosove do vije VV, ne Shqiperi ti do i humbesh zgjedhjet, (dhe asnje parti tjeter as ne Shqiperi as ne Kosove sduhet te votohet, po nuk premtoi para elektoratitzhberjen e Minishengenit) dhe ne Amerike, do fitoje Jo Biden.

  12. Meqe na sqaroi mire e bukur punen e minishengenit se ne paskemi qene te keqkuptuar

    nga turbofol- nacionalizmi le te na sqaroje edhe per cilin port ishte fjala ne marreveshje se

    mesa dime ne te genjyerit Kosova dhe Serbia nuk kane dalje ne det dhe a ka dijeni ky apo

    a ka dhene ky pelqimin nen-dore per t’i krijuar hapesira portuale Serbise- nje ender kjo

    qindravjecare e saje. Ose edhe nje pyetje edhe me e thjeshte” A eshte patriotike te perzesh

    firmat e huaja qe gezojne mbrojtje juridike per tekat tuaja dhe populli te paguaje me taksat

    e veta 110 milion euro Becchetin dhe tani 40 milion dollare firmen greke vetem qe tenderin

    ta marri miku i Balles ( ne fakt Balla) ? Dhe sa per minishengenin ai s’do behet kurre se ka

    200 e me shume vjet qe europa ka bere cdo gje qe te mos lejoje qe vendet sllave si vasale

    te Rusis te mos kene dalje direkte ne detin Mesdhe.Eshte kjo aresyeja kryesore pse Turqia

    shtrihet mbi Bosfor e Dardanele,pse greqia takohet me Turqine pa i lene hapesire Bullgarise

    ne detin Egje,pse Kroacia sterzgjatet deri ne Mal te Zi duke zene krejt bregdetin Dalmat.

    Edhe vete krijimi i Shtetit Shqiptar nga Austrohungaria dhe Italia ka qene ne vazhden e ketij projekti

    1. Sa per gallate: Bullgaria dhe Ukrahina, sikurse Rusia kane dalje ne Detin e zi- Mesdhe.Kroacia eshte vend sllav jo latin..Mali i Zi po ashtu. Sa i perket portit te Durresit, sipas Minishengen procedurat do jene shume me te lehta dhe komode per te gjithe Ballkanin perendimor qe i perket ketij porti (Serbia e Jugut, Kosova, Maqedonia, Bullgaria Perendimore)..Do ishte mire te futej edhe Vlora dhe Shengjini me triportin. Nuk ka asgje te keqe , perkundrazi..Perderisa Kosova qe u masakrua nga serbet ben shumicen e tregtise me ta, kush jemi ne qe duam te refuzojme parate e trafikut dhe zhvillimin e nje zone portuale? E gjithe zona duhet marre zhvillim dhe Durresi duhet te behet HUB portual ballkanik!

      1. Ky Elio(Emu) i shitur te serbi sdi as te maskohet.Hiqet sikur e ka hallin te ekonomia, por u indinjua nga kjo analize perfekte qe komentuesi me siper beri, se nuk i pelqen te flitet kunder interesave te Serbise. Kroatet jane gjysma dalmat(ilir) gjysma sllave por edhe ata qe jane sllave e mohojne, se nuk mund te krenohen te kene te njejtin prejardhje me serbo-cetniket. Malazezet, 28 % jane serbe, te tjeret jane shqiptare,boshnjake, kroate dhe ish-shqipatre te sllavizuar me zor. Bullgaret jane sllave, pro duke shfrytezu lufterat e tyre qe kane pasur me serbet,,ku si pasoje akoma territore bullgare ne lindje te Serbise jane te pushtuafra ngfa serbet, ne shqiptaret duhet ti terheqim bullgaret ne nje aleance ballkanike anti serbe (AL-KS-FYROM,Mal I zi, KRoaci,Bosnje Bullgari,HUngari)
        .Shqiptaret e kosoves blene mallra serbe,se u imponohen por jo se kane deshire,2 qeveri rane per faj te takses.Hodhem maubnet serbe me mall ne kufi disa here, etj etj, Edhe vete fakti qe duam jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine ta bindim qe mos te futet ne Minishengen, dmth qe jemi kunder cdo lidhje me serbet, edhe kudner mallrave te tyre kancerogjene… Ti japesh port shqiptar serbeve, kete sguxon ta enderroje as serbi me cetnik e jo me ta propozj ndonje shqiptar.PSe ca i di shqiptaret ne Shqiperi o budalle?Qe tolerojne deri en ate pike? Jo mor jo, as port serbeve, as shitje te detit.Ne cdo rast do jemi bashke.Edhe Minishengenin do ta cmontojme, sepse Rama deri me 25 prill sundon, kurse KS vjen VV. dhe ne SHBA , biden.PRandaj mos u gezo kot o serbofil

        1. I hengre biskotat plazma sot? Nga ato te mirat e Beogradit.. Nuk po te heq verejtjen vetem desha ta dij? Nuk te detyron njeri te besh tregti me Serbine. E keni “paksa”sindromen e Stockholmit ju! Vini ne Shqiperi dhe flisni serbisht..Meqe erdhi llafi, nuk ndryshon Biden politiken amerikane sikurse edhe PD kur te vije ne Shqiperi i leverdis hapja ballkanike..P.S. mos bej gjithmone ekuacione se jane “yc me nente” po c’te kuptosh ti..Ik nashti dhe prit se do vije Albin Kurti ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *