• |
ide | kryesore

Suarez, javën e ardhshme pasaporta italiane: Juventus e pret

-Instant, Sport



Kontrata është gati prej kohësh e thotë se Luis Suarez ka një kontratë tre vjecare të propozuar nga Juventus, prej 10 milionë euro në sezon. Uruguajani është dakord e prêt. Pikërisht kështu, sepse takimi vendimtar mbetet ai i javës së ardhshme në Barcelëonë për të mundur të marrë nënshtetësinë italiane.

Një lëvizje që Pistolero e kishte nisur ndonjë vit më parë, por që pastaj e kishte ndërpreë sepse nuk kishte nevojë që të bëhej komunitar. E kundërta e asaj që ndodh tani, kur për të kaluar tek Juventus duhet të jetë komunitar me vendet e zëna si ekstra nga Arthur e McKennie.

Ai sidoqoftë gruan e ka “italiane”, Sofia e bija e një emigranti me orgjinë friulane, ndihet gati për një aventurë të re profesionale e kjo pavarësisht se Lionel Messi ka vendosur të qendrojë tek Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *