• |
ide | kryesore

Arsyet pse peceta e lagur nuk duhet përdorur për fytyrën

-Instant, F1, Stil



Pecetat e lagura janë të thjeshta për t’u përdorur  dhe na ndihmojne per te hequr   make up-in, por dermatologet nuk e rekomandojne perdorimin e tyre .

“Nëse krahasoni përbërësit e larësve të fytyrës dhe pecetave të lagura janë të ngjashëm, për të mos thënë të njëjtë. Megjithatë ndryshimi qëndron në mënyrën sesi përdoren këto dy produkte.  Me larësit e fytyrës zbërtheni papastërtitë dhe mbetjet e make up-it dhe më pas lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Ndërsa me peceta ndonjëherë mbetjet mbesin në lëkurën pasi fshihen apo thjesht mblidhen diku.”-shpjegon dermatologia e certefikuar, Charlotte Birnbaum.Zakonisht pecetat e lagura kanë edhe alkool, gjë që mund ta irritojë lëkurë dhe të shkaktojë dehidratim. Gjithashtu këto mbetje që pecetat e lagura lënë në lëkurë, mund të shkaktojnë edhe alergji.“Në rastet kur njerëzit kanë skuqje të zonave të caktuara të fytyrës si pasojë e zmadhimit të kapilarëve të gjakut, do të rekomandoja një larës fytyre të thjeshtë. Kështu parandalon irritimin e lëkurës nga kimikatet.” – tha dermatologu i certefikuar Ronald Moy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *