• |
ide | kryesore

Berisha: Kosova u detyrua të pranojë mini-shengenin, por marrëveshja është historike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk e ka asnjë dyshim se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është historike. Në një bisedë me Gazeta Express ai ka argumentuar se kjo marrëveshje s’ishte për njohje reciproke. Berisha thotë se rrethanat aktuale nuk mundësojnë që dikush t’i fitojë të gjitha, ndërsa dikush të mos marrë asgjë nga marrëveshja.

“…por kjo ishte marrëveshje ku të dyja palët fitojnë duke lëshuar diçka”, – ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se marrëveshja ka vlerë edhe për faktin se u firmos në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e drejtpërdrejtë të Presidentit Trump. Ai ka gjetur edhe diçka në të cilën Presidenti Vuçiq do të ndëshkohet nga ultranacionalistët serbë.

“Marrëveshja u firmos nga dy palë të barabarta. Presidenti serbomadh, Vuçiç, për shkak të intolerancës ndaj simboleve të Kosovës së pavarur, i dorëzoi simbolet e shtetit të tij. Kësaj i thonë kërkoi të nxjerrë vetullat, por la dhe sytë. Ultranacionalistët serbë nuk do t’ia falin ndonjëherë këtë akt kapitullant serbomadhit Vuçiç’, – ka paralajmëruar Berisha.

Në Kosovë dhe Serbi ka pasur komente të ndryshme se kush humbi dhe kush fitoi nga marrëveshja e Uashingtonit. Vuçiçi ka thënë se e kanë marrë maksimumin, ndërsa Hoti ka thënë se po shkohet drejt njohjes reciproke.

Në këtë mes, Sali Berisha sheh edhe diçka të mirë në marrëveshje pasi s’u përmendën fare rezolutat e OKB-së, të cilat ende e njohin Kosovës si pjesë të Serbisë. Veç kësaj, Berisha ka thënë se ujdia e Uashingtonit do ta transformojë infrastrukturën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Marrëveshja nënkupton mundësinë e realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës – Prishtinë. Në vitin 2005 e në vazhdim, unë jam angazhuar politikisht shumë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Për këtë çështje kam diskutuar në mënyrë të përsëritur me autoritetet e Kosovës, por edhe miq dhe partnerë tanë. Ideja e saj, por edhe pikëtimi i trajektores së hekurudhës që e lidh Kosovën me Shqipërinë ka qenë projekt i Austro-Hungarisë. Unë jam përpjekur, por pa sukses, që ta gjej projektin e saj në arkivat e Austrisë. Ne takimin që kam pasur së fundi me kryeministrin Hoti, e kam ngritur dhe e kemi diskutuar këtë çështje kryesore”, – ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se i vjen mirë që Kryeministri e vendosi çështjen e hekurudhës me Shqipërinë në agjendën e Kosovës.

‘Marrëveshja nënkupton që portet e Shqipërisë të bëhen më të rëndësishme në rajon dhe kjo është një fitore për kombin’, – ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se edhe marrëveshja për të zhdukurit është në të mirë të Kosovës pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentacionet për personat e zhdukur, kurse Serbia veç pretendime të pabazuara.

Sidoqoftë, në Kosovë ka pasur kritika më së shumti për Ujmanin. Madje, ka pasur akuza se kjo pjesë e Kosovës i është dhënë Serbisë në marrëveshjen e Uashingtonit.

Sidoqoftë, Sali Berisha ka një shpjegim krejt tjetër për liqenin me të cilin furnizohet një pjesë e Kosovës me ujë dhe që shërben për punën e KEK-ut.

“Meqenëse rezervuari shtrihet në rreth 15% të tij në territorin e Serbisë, për ata që e njohin çështjen e ujërave, është jashtë çdo diskutimi që për shfrytëzimin e tyre kërkohet marrëveshje midis palëve. Nuk qëndrojnë dhe nuk ka asnjë argument për krahasimet që bëhen me kufij në territore tokësore, sepse është krejt tjetër rasti i rezervës ujore. Në të gjitha rastet, problemet e ujërave kufitare, shfrytëzimit të tyre zgjidhen, vendosen me marrëveshje bilaterale. Në këtë kontekst, shprehjen nga të dy palët të gatishmërisë për t’ia besuar këtë çështje ShBA-së unë e konsideroj zhvillim pozitiv për Kosovën’, ka vlerësuar ai.

Ish-shefi i shtetit shqiptar ka folur edhe për njohjen e Izraelit. Ka thënë se fakti se njohja u kumtua në Zyrën Ovale të Presidentit Trump shënon simbolikë të fuqishme.

“Marrëveshja kishte një tjetër moment kulmor historik, lajmin që e dha Presidenti Trump në Zyrën Ovale për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe lidhja e komunikimit nga kjo Zyrë, në prani të Presidentit Trump, e kryeministrit Hoti me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dëshmi kjo e një angazhimi direkt të vetë presidentit për realizimin e këtij akti shumë të rëndësishëm për Kosovën’, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit, por thotë se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve.

‘Marrëveshja shënon ndryshim në qëndrimin e qeverisë së Kosovës për minishengenin, dmth pranimin e tij. Gjithashtu, është pranuar që Kosova të heqë dorë për një vit nga kërkesa për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por jo për njohje të reja nga vende të tjera të botës. Kurse Serbia në këtë rast luan me blofin, zotohet se nuk do të lobojë kundër njohjeve të Kosovës. Pra, pa dyshim që kemi të bëjmë me dy lëshime të kërkuara nga aleati më i madh i kombit shqiptar’, ka deklaruar njeriu që e ka udhëhequr Shqipërinë më së gjati prej kohës kur ka rënë komunizmi atje.

Berisha ka dhënë edhe një shpjegim pse Kosova s’u bë pjesë e minishengenit në kohën kur Edi Rama e Aleksander Vuçiqi e nisën këtë projekt. Ka thënë se Kosova ishte eliminuar në takimin e Novi Sadit, prandaj edhe udhëheqësit e Kosovës e kishin refuzuar këtë nismë.

“Lidhur me minishengenin, e vërteta është se në dijeninë time, qeveria e Kosovës nuk u ftua në Novi Sad, sepse prania e Kosovës dhe e simboleve të saj në takim nuk tolerohej nga Vuçiqi dhe argati i tij, Zografi Bis, e preu në besë Kosovën duke marrë pjesë në atë Samit. Angazhimi i presidentit të ShBA-së mendoj se është garanci që Serbia të mos mund të abuzojë me këtë projekt’, – ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se marrëveshja në Uashington është historike pasi normalizon marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe u jep rrezatim të fuqishëm Shqipërisë dhe rajonit, nëse e njëjta gjen zbatim.

Berisha edhe në këtë bisedë e ka përmendur rrezikun në rast se kjo marrëveshje do të nënshkruhej në kohën kur Presidenti i Kosovës ishte i lirë dhe nuk e kishte barrën e aktakuzës nga Specialja.

“Duke e mbyllur, ftoj çdo qytetar të Kosovës të përfytyrojë për një moment se cila do të kishte qenë marrëveshja e firmosur nga Miladini Shqipfolës, Zografi Bis, dhe padroni i tyre, Vuçiç, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Bolton”, – ka deklaruar Berisha. /Gazeta Express



18 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA MASTURBON ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK-ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    EDHE PSE ESHTE DETYRUAR MINI SCHENGENI ESHTE DE FACTO MINI YUGOSLLAVIA

  2. E nxorri ne pah origjinen e tij sllave, karaxhixhi.
    C mendim ka ekspert Neri dhe Mero Llumi per kete fjalim mirakell of fridom

    1. Mbiemri Berisha është nga më popullorët në trojet shqiptare kështu që rruajini prapanicën kush e quan ‘sërb’ atdhetarin më të madh të kohës moderne të Shqipërisë.

      1. Sthash gje per fisin berisha.
        Saliu esht kopil i karagjigjve te cernagores.
        Sa per rrojen e bythen duket qe paske eksperienc ne kete fushe kur e quan atdhetarin me te madh.
        I harrove tubat e naftes Shqiponja ne liqenin e shkodres? 1997? Firmat piramidale? 21 janari? Gerdeci? Dosja tropoja? e sa e sa te tjera.

  3. Hera e pare ne 7 vjet qe Berisha eshte optimist per ndonje zhvillim. Megjithese duket optimizem i sforcuar na kujtoi dhe njehere se “cheerleader-in” e ben me mire se te gjithe dhe kjo nuk eshte pak per nje lider. Rame surratziu p.sh. eshte kryeministri qe nuk di te percjelle asgje pervec depresionit.

  4. Minishengeni nuk duhet pranuar, se ashtu sic hoqen serbet piken 10, me insistimin tone do hiqej dhe kjo pike, po kush ta beje, qyqari Dulla koti, qe u duk sikur po jepte shfaqej ne cirk ate dite? Politikanet tane qe ti dalin kudner amerikes eshte e veshtire per ta, pra edhe nqs sdo donin te jene ne ane situate qe ti benin thirrje qe mos te nenshkruhej kjo marreveshje, te pakten sduhet ta pershendesin.Eshte gabim i panevojshem. Gjithsesi Minisheni ka kohe akoma qe te anullohet dhe normalet qe sdo ndodhi.Vetem nqs populli ne Shqiperi apo Kosove do, atehere ta gezojme, perndryshe sduhet dhe ska per te ndodh. NQs Trump fiton, do na e veshtiresoje pak prishjen e Minishengenit, por sic shhet ai do humbas, keshtu qe Minishengeni ka vdekur akoma pa lind. Asnje vote asnje partie ne Kosove e Shqiperi nqs nuk zotohen se do bejen gjithcka qe Minishengeni mos te behet.

  5. Shkurt hesapi,Sale,po e dredh edhe ti,tani.Me e pakta qe mund dhe duhej te beje,me kapitalin politik dhe shteteror,qe ne mendojme pothuaj mbi 90% e shqiptareve,qe ke,pra entuziazmi dhe vleresimi i kesaj firmosje (si detyra shtepie,per Kosoven,dhe flete lavderimi,per Serbine,se mareveshje,nuk mund te quhet,sepse mareveshja,behet per arritjen e nje mirekuptimi,per bisedimet (e ne fakt nuk jane bere ) midis paleve,nuk nuk duhej bere.Prisnim prej teje,nje analize reale,sikunder ben per cdo problem,ku te skjaroje miletin se sa e” dobishme” eshte kjo leter e firmosur ne Amerike,per popullin e Kosoves,dhe po ashtu edhe sa e demshme,apo e rrezikeshme,eshte ajo.Ndersa per perfitimet e serbeve,mileti e lexon vete ,shume qarte,ne ate leter,po ashtu edhe se serbet,asgje nuk kane jo humbur,por as e kane leshuar.Nuk na ka pelqyer aspak,qe thenia “dridhe Like”,te kthehet ne “dridhe Sale”.

    1. Sakte!
      Para disa kohesh neper studio tv, SB-ja deklaronte me te madhe se minishengeni do te ishte nje JUGOSLLAVI e re (ME FAKTE KJO).

      Njeri pa ideal, moral e kanun. Mire i tha skizo Rama dikur ne foltore.

  6. GREG KRISTAQ RAMA -NE PRITJE TE YMER GELBAZA KELLIRES PER TJU OFRUAR CERTIFIKATEN E BABAIT TE TIJ KRISTAQ RAMA thotë:

    YMER GELBAZA NESER DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE PER EDI RAMEN,ZAHO OSE ESHTE I KUJTIM GJUZIT OSE I BATON HAXHIUT

  7. Nqs politikaret aktuale te elites shqiptare do te ishin ne kushtet e pushtimit te huaj si ne luften e dyte boterore do te rendnin kush e kush te behej i pari kryeministri kuisling. Kokrrat e delenxhilereve pa perjashtim. Te korruptuar, ba bythe dhe pa personalitet.

    1. Dhe do te na dilte nje levizje e re nacional clirimtare me ne krye nje te ri gjirokastrit.
      Apo se kemi afer 13 shtatorin.

  8. Mjafton ky prononcim i qelbanikut Sali per te kuptuar se deri ku harrin hipokrizia e tij dhe e zagareve qe lehin qe e ndjekin.

  9. Me gajasin ca tipa qe kritikojne berishen per politik berje. Shumicen e qendrimeve te tij i ka te argumentuara aq mire sa shpesh here analistet mbeten pa fjale neper studio televisive. Ai ishte nga te paret qe kundershtoi me force korigjimin e kufijve edhe pse shba nepermjet bolton ishte dakort per kete mareveshje. Me kujtohet shume mire qe hashim thaci e ndryshoi 3 here qendrimin e tij ndaj berishes per kete ceshtje, ne fillim e akuzoi pa emer pastaj tha qe se kishte per te, e ne fund e akuzoi serish. Ai ka pershendetur dhe perkrahur te gjitha qeverite e kosoves qe kane dale nga vota e popullit dhe ne konform me kushtetuten e saj, por ama ka ngritur zerin kur prekeshin interesat e kombit sic ishte marreveshja e mini shengenit duke anashkaluar qeverine e kosoves, dhe kete e tha e gjithe klasa politike kosovare bashke me hashimin e albinin . Pa u zgjatur shume, sali berisha eshte shkolle politike dhe kete nuk e them vetem un

    1. doemos e kisbte gjetur partia me shokun ramiz alia ne krye fiks per te udhehequt kete vend qe mendon dhe voton si ti

  10. I shkreti Sali, çfari te beje Trampit, se po te mos ishte ai, e dinte ai se çfare teatri bente! Kot nuk thone nje dore qe s’kafshohet puthet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *