• |
ide | kryesore

GP Monza/ Hamilton i penalizuar humb garën e parë sezonale: triumf i Gasly mbi ‘rrënojat’ e Ferrarit

-Instant, F1, Sport



Fitorja e parë në Botëror për Pierre Gasly që triumfon në GP e Italisë në F.1 pas ndërprerjes me flamurin e kuq të garës për shkak të aksidentit të Charles Leclerc në Parabolica. Ka dalë mrekullisht i paprekur piloti nga një përplasje e dhunshme, ndërsa KO për problem me frenat për ferraristin tjetër Sebastian Vettel. Rikuperoi deri në vendin e shtatë Hamilton, që u penalizua përnjë ndalesë kur korsia e box-eve ishte e mbyllur. Në podium me Gasly në vendin e dytë është renditur Carlos Sainz, që ka lënë pas Lance Stroll.

12 vjet më pas, skuadra e ngritur nga hiri i Minardit kthehet tek fitorja në Cmimin e Madh të Italisë. Edhe atëherë si sot, një garë jo normale: në 2008 për shkak të shiut, këtë vit për pasojat e provokuara nga flamuri i kuq përpara mesit të garës, nga aksidenti i frikshëm i Charles Leclerc. Në xhiron e 25 piloti i Ferrarit humbi kontrollin e SF1000 dhe përfundoi tek barrierat në dalje të Parabolica-s me më shumë se 200km/h. I paprekur për fat Charles, e shkatërruar makina me numër 16. Ishte ndalur shumë më parë, në xhiron e gjashtë, Sebastian Vettel.

Përvec se për aksidentin e Leclerc, Safety Car rezulton në një farë mënyre vendimtar edhe për Lewis Hamilton, dominues i garës deri në atë moment. I thirrur në box për pit stop kur korsia ishte ende e mbyllur, 6 herë kampioni i botës ka marrë një ‘stop and go’ penalizim me qendrimin për 10 sekonda. Rikuperimi nga fundi i grupit i ka lejuar Lewis ta mbyllë GP në zonën e pikëve (settimo). Anglezi limiton kështu dëmet, duke qenë se Valtteri Bottas nuk shkon më shumë se vendi i 5, ndërsa Max Verstappen tërhiqet për herë të dytë në sezon për shkak të problemeve në power unit të Red Bull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *