• |
ide | kryesore

Inter i bën dhuratën Contes: Vidal mbërrin në Appiano javën e ardhshme

-Instant, Sport



Detajet e fundit, pastaj hapen rrugët. Kështu, pas ndonje dite, Inter mund të përqafojë Arturo Vidal, lojtarin që Conte dëshiron me forcë e ndaj të cilit nuk do të heqë dorë tani që është një hap larg mbylljes së tratativës. Kileni i Barcelonës pritet në Milano në mesin e javës së ardhshme për vizitat mjekësore e firmën në kontratë. Por para së gjithash, ajo që duhet të bëjë është të vendosë disa cështje pezull me klubin blaugrana.

Hapat për tu hedhur nuk parashikojnë pengesa por Vidal duhet më parë të marrë zgjidhjen e kontratës me Barçën. Janë disa cështje që duhen zgjidhur shpejt. Për shembull menaxheri i kilenit Felicevich po mundohet të kuptojë si të marrë 10 pagat që ende i mungojnë nga ky moment deri në përfundim të kontratës. Eshtë e mundshme, sidoqoftë, që të mund të mbyllet me 6 milionë euro. Nyja tjetër lidhet me shpërblimet e papaguara: 2,4 milionë (Vidal ishte edhe më parë në konflikt me klubin për këtë cështje).

Me pak fjalë, pasi të jenë zgjidhur të gjitha këto problematika (që natyrisht nuk janë të pakalueshme), do të jepet aprovimi për transferimin. Pastaj nisja për Milano e mbërritja në Appiano Gentile, nën urdhërat e ‘komandant’ Conte, që me Mbretin e tij Artur do të tentojë të fitojë titullin me zikaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *