• |
ide | kryesore

Komplikohet Suarez tek Juventus: Barcelona nuk jep paratë e vitit të fundit të kontratës

-Instant, Sport



Akordi me Juventus (tre vjet kontratë prej 10 milionë në sezon) është arritur tashmë. Problemi mbetet ai me Barcelonën. Suarez ka ende edhe një sezon kontratë me katalanasit përpara se të konsiderohet i lirë e dëshiron paratë që i takojnë sipas kontratës, pasi Koeman i komunikoi që të gjente një skuadër tjetër. Më tepër se cështje principi, duke qenë se Juve është e gatshme të shpenzojë një shifër të lartë për një lojtar 33 vjecar pikërisht për të kompensuar, pjesërisht, atë që do të humbte duke hequr dorë nga viti me baulgranat.

Sipas “As” ky aspekt i cështjes komplikon një kalim që dukej i sigurtë. Problemi tjetër është ai i pasaportës. Suarez, që është martuar me një italiane, nuk është një lojtar komunitar e Juve nuk mund ta taserojë deri kur ai të ketë marrë nënshtetësinë italiane. Për ta bërë duhet të japë provim të gjuhës, pastaj mund të marrë pasaportën. Të gjithë operacione që, sidoqoftë, kërkojnë të paktën një muaj kohë. E Pirlo e ka me nxitim të njohë sa më shpejt organikën në dispozicion. Ja përse Juventus po manovron në disa fronte. Pa hequr dorë nga pista Dzeko, apo edhe Cavani (pas një tjetër sondazhi bardhezi me stafin e lojtarit).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *