• |
ide | kryesore

Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare më 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Meta dekreton 25 prillin per zhvillimin e zgjedhjeve te 2021.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META



8 Comments

  1. Si në rastin e Kosta Trebickës, biznesmenit të paketimit të fishekëve, “gabimi” i vetëm i të cilit ishte se nuk u tërhoq me të mirë atëherë kur e anashkaluan në biznes, por deshi që të “hahej” me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.

    I cili kishte në dorë shtetin, që i shërbente me një “fishkëllimë” nga ministri më i thjeshtë e deri tek më i rëndësishmi. Pa llogaritur organet ligjzbatuese, që për çudi njerëzit më të afërt të Sali Berishës u gjenden në Korçë teksa Kosta Trebicka ishte i shtrirë në një fushë të gjërë, i “aksidentuar”, ndërsa makina ende ruante kronometrimin 10 kilometra në orë shpejtësi.
    Me shkume o loqja e majte e salihut,mos u rruj

  2. Mase u zgjuan kafshet bythkuqet te heqim qafe km me ters te albanistanit virus temet fatekeqsi braktisje varferi hajt ne te sateme te vesh ramut kristaqi vllahu

  3. Gazetaret,po e shkaterrojne fare gjuhen e bukur shqipe.Kur nuk din,meso,e mos shkruaj gabim.Lerja vendin atyre,qe e njohin dhe perdorin korrekt gjuhen e tyre.Shkruhet : Shqiperia shkon ne zgjedhje…….me 25 prill,nuk eshte e sakte.kjo forme e kesaj fjalie,perdoret per kohen e tashme.Pra Shqiperia sot shkon ne….,ndersa per kohen e ardheshme,dhuhet shkruajtur: Shqiperia do te shkoje ne zgjedhjet parlamentare me 25 prill 2021. Sot ne shekullit 21,popujt e mbare botes,po mesojne te flasin dhe te shkruajne,vec gjuhes se tyre amtare,edhe gjuhe te huaja,ndersa gazetaret e mediave tona,nuk kane mundur te mesojne gjuhet e tyre,qe t’a flasin dhe shkruajne korrekt.Per te ardhur keq,mos me thene ,turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *