• |
ide | kryesore

Ndëshkimi në arbitrazh/ PD: Gjoba e presion kompanisë greke të autostradës Tiranë-Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gent_strazimiri.jpg

Gent Strazimiri akuzoi Edi Ramën në lidhje me gjyqin e fituar nga kompania greke “Aktor” që sipas tij po kryente punimet e Autostradës Tiranë-Elbasan.


Sipas ish-deputetit demokrat, kjo kompani është gjobitur dhe kërcënuar me qëllim që të linte projektin dhe të favorizohej një tjetër kompani. Kjo i ka çuar palët në gjyq ndërkombëtar, të fituar tashmë nga kompania greke dhe shteti shqiptar detyrohet t’ju paguajë atyre 44 milion euro.


Postimi 

44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës.
Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës “Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.

Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare.
Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro.

Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:
* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.
Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme
* ose i dhanë me koncesion

* ose i përdorën për ti vjedhur.

Në një kohë kur mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz.

44 milion eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
44 milion eurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen.

Kjo faturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjen vetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Për shkak të banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoi Shqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pa shkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhe bizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhi në pushtet.

Janë plot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dy kompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.
153 milion euro të cilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnë fitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë.

Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që të shpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhe banda e tij e Rilindjes.

Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund.

Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve.

Të nderuar qytetarë!
Na kushton të gjithëve më lirë ta shporrim sa më parë e t’i heqim nga duart e felliqura, një pushtet që s’e ka marrë me votë!

9 Comments

  1. Si në rastin e Kosta Trebickës, biznesmenit të paketimit të fishekëve, “gabimi” i vetëm i të cilit ishte se nuk u tërhoq me të mirë atëherë kur e anashkaluan në biznes, por deshi që të “hahej” me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.

    I cili kishte në dorë shtetin, që i shërbente me një “fishkëllimë” nga ministri më i thjeshtë e deri tek më i rëndësishmi. Pa llogaritur organet ligjzbatuese, që për çudi njerëzit më të afërt të Sali Berishës u gjenden në Korçë teksa Kosta Trebicka ishte i shtrirë në një fushë të gjërë, i “aksidentuar”, ndërsa makina ende ruante kronometrimin 10 kilometra në orë shpejtësi.
    Ec aty o loqja e majte e salihut

  2. Taulant Palla: justifikimi i perhershem, firma Saliut, e ka bo Saliu me pare.

    Ju hengert mortja per justifikimin statik karavidhe socialiste.

    1. Spak po merret me ogun e tirones , hermesin me breke te kuqe

      Plus ato dy inspektoret e tatimeve ne korce dhe me korrupsionistin e talentuar dhe rrezikun nr 1 te shqiptareve Ylli ndroqin e ora news. Te cilit qja qepi dosjen per 8 dite. .

      Duken gjona te vogla po s eshte e lehte te merresh me zogun e.tirones qe te sillte dhe prostitute police . Kan ec gjonat 😁😁😁

  3. Kompania ne fjale AKTOR e mbajti premtimin qe i beri qeverise Berisha, pra tunelin e ndertoj ne kohe rekord.
    Me pas erdhen ulkonjat e lsi –se dhe ps- se , ku filluan kercenimet me lloj lloj menyrash

  4. O Strazimir ka 7 cvjet qe na cate menderen duke u qare beri keshtu e beri ashtu. Nuk ka njeri ne

    Shqiperi edhe ata me qorrat e shurdhet qe nuk e kane kuptuar se keta kane ardhe per te vjedhur

    rrine per te vjedhur dhe shpresojne te fitojne zgjedhjet me te gjitha menyrat per te vjedhur per-

    seri derisa te mos mbetet kembe shqiptari ne kete toke te bekuar qe keta e bene te mallkuar

    Eshte sikur ti te vazhdosh te qahesh se te rrahen ne parlament e te na mbushesh mendjen se

    te rrahen ne parlament. Po ne te mbushur e kemi se e kemi pare e sterpare videon kur ty te

    rrahen, puna eshte se cbere ti, ashtu si puna eshte se cpo ben opozita dhe populli per ta heqe qafe

    kete Rilindje te mallkuar qe po i pi gjakun Shqiperise. Per 38 mije leke te vjetra te nje fatura te

    papaguar e cuan kryefamiljarin ne vetvrasje kurse per 150 milion euro nuk japin llogari askund.

    Fjale, fjale, fjale. Mjaft se e tepruat. Nese sjeni te zotet ose nuk mundeni per gje tjeter te pakten

    heshtni. Populli i din te gjitha por populli nuk ka kush ti prij pervec atyre qe u tregoje rruget e

    largimit na Shqiperia

    per shqiptaret jo-rilindas.

    1. Sh e qarte edhe ti do revolucion dmth??

      Nuk ta pranon njeri revolucionin o tope. Ku te te prije basha dhe pd per te djeg vendin dhe te justifikosh Ramen ??

      Ky shtet bie per 2 ore . Aq i duhet nje turme ta djege me.kryeministri e parlament edhe ta ktheje pushtetin ne 2 3 e vendit. Po me ca legjitimiteti??

      Mogherini, Lu, Soreca Palmer suma dhe se fundmi kim fytyrebytha jane haptazi pro stabilitetit dhe ne shume drejtime jane me politika haptazi antishqiptare sic ka qene mogherini vlahutini dhe tani lajcaku per rajonin

      Keta ambasadore leshi te cajne trapin per nje rom dhe nje lgbt ndersa per zullumahine e rames , drogen vu rrine mu si mut

      Kjo ishte e vetmja strategji ose shkaterrim te vendit.

      Mos harro.500 mije zemra.socialiste qe do votojne prape per ramen…

  5. -E para jo te gjithe 500 mije zemra socialiste jane dakort qe nje grup i vogel rilindasish dhe

    bandash te lidhura me ta te vjedhin cdo gje, te perfitojne e te uzurpojne cdo gje.

    -E dyta -edhe ne qofte se ata jane dakort me kete bande ose perfitojne dicka prej saje ne

    nuk mund dhe nuk duhet tu nenshtrohemi atyre qofte edhe duke paguar nje cmim te larte

    Dikur ne kohen e xhaxhit thoshin se revolucionet jane lokomotiva te historise. Tani eshte e

    qarte se ne nuk bejme revolucion, se revolucioni yne e ka emrin ikje, ikje dhe ikje derisa

    te ngelen vetem rilindasit, servilet, ish sigurimsat e ish spiunet dhe bandat e lidhura me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu