• |
ide | kryesore

Nga lufta në Kosovë tek futbolli europian: kush është Vedat Muriqi, blerja e dytë më e shtrenjtë e Lotitos te Lazio

-Instant, Sport



I dyti në histori vetëm Zarate. Vedat Muriqi vjen nga lufta, përfaqëson kombëtaren e Kosovës dhe kandidohet në rolin e protagonistit. Prej kohësh Lazio duket se ka nevojë për një tjetër sulmues përvec Ciro Immobile. Dikë që mund ta zëvendësojë ose madje të luajë bashkë me të. Dhe Simone Inzaghi është duke përqafuar sërish goditjen bardhekaltër: Vedat Muriqi.

LUFTA DHE KOSOVA
I lindur në Prizren në vitin 1994, në një periudhë historike aspak të lehtë. Gjatë luftës ai rrezikoi edhe jetën. Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, një mëngjes milicia serbe e gjeti atë dhe familjen e tij të ngujuar brenda në shtëpi, por siguresat e pushkëve nuk u lëvizën.

“Ata morën sendet me vlerë dhe paratë. Na thanë se do të bombardonin shtëpinë tonë nëse nuk do të largoheshim brenda dy orësh. Ne na mbrojti Allahu”. Guximi në fushë sigurisht që vjen nga kjo periudhë. Muriqi nuk ka frikë nga asgjë në botën e futbollit, dhe si mund të ishte ndryshe.
“Ishim 50 vetë, fjetëm në bodrum dhe kishim 2 litra qumësht për tu ushqyer. Hëngrëm bukë dhe qepë për mëngjes, drekë dhe darkë”. Vite më vonë, megjithatë, hakmarrja si futbollist dhe mbi të gjitha ëndrra e realizuar për të luajtur për ekipin e tij kombëtar të Kosovës. 8 gola në 23 ndeshje deri më tani, duke e bërë atë shënuesin më të mirë në historinë e Kosovës.

BLERJA E DYTË MË E SHTRENJTË
Ndonjë tifoz i Lazio do të thoshte “Lotito më në fund e hapi qesen”. Dhe vërtet ashtu është. Madje presidenti i bardhekaltërve shkoi përtej parashikimeve, duke pasur parasysh se për të blerë Vedat Muriqin, ai do të duhet të paguajë 18 milionë euro.

Një shifër totale që e bën Muriqin, ende në pritje të statusit zyrtar, të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në menaxhimin e Claudio Lotito në Lazio. Zarate mbetet ende në vendin e parë. Por Muriqi ‘kalon’ lojtarët si Correa, Hernanes, Lazzari dhe Milinkovic.

Dhe në fakt paratë, të paktën relativisht me sezonin e kaluar, duket se i përshtaten të gjithë aspekteve: në kampionatin turk 2019/2020, me fanellën e Fenerbahce, Muriqi shënoi 15 gola dhe dha 6 asistime në 32 paraqitje totale.

Bëhet fjalë për një sulmues të parë. I gjatë dhe i fortë fizikisht (194 cm). Disa e shohin atë më mirë të shoqëruar me një lojtar të shkathët si Correa, të tjerët janë të bindur se mund të krijojnë një çift sulmi me Ciro Immobile. Një gjë është e sigurt: Inzaghi do të jetë i lumtur ta mirëpres Muriqin në listën e tij të sulmit, e cila vitin e kaluar pati probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *