• |
ide | kryesore

Rita Ora largohet nga rrjetet sociale: Po e bëj për shëndetin tim mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora i është bashkuar së fundmi fushatës Digital Detox Day”.

Qellimi i nismës është që të gjithë përdoruesit  të bëjnë një pauzë në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, shkruan DailyMail.Kjo fushatë është promovuar nga, Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks në bashkëpunim me Lush dhe organizatën IAMWHOLE për të “ndihmuar njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre”. Të famshmit kanë treguar mbështetjen e tyre për fushatën duke paraqitur duart e tyre në një fotografi në rrjetet sociale, duke shfaqur një rreth të zi me fjalën “off” të shkruar brenda. Rita postoi në rrjetin e saj social një video dhe foto ku shfaqej pa makeup dhe u shpreh se dhe ajo do të ndalojë për një periudhë kohore së përdoruri rrjetet sociale.“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi Rita në Instagram.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *