• |
ide | kryesore

Video/ Spanja poker Ukrainës, Gjermania ngec në Zvicër

-Instant, Sport, Video



Mbrëmje spektakolare në Nations League me të mëdhatë që kanë shpalosur potencialin e tyre në ndeshjet e dyta të grupit. Kështu Ukraina nuk është më e para në A4, e kaluar nga Spanja që e dërrmoi 4-0 në shtëpi, ndërsa Gjermania mori barazimin e dytë radhazi në këtë fushatë të Ligës së Kombeve pas atij me iberikët në ndeshjen e parë.




Skuadra e Luis Enrique kryeson me 4 pikë udhëhequr nga dy gola të Sergio Ramos. Ansu Fati shënoi golin e parë me Roja, ashtu si edhe Ferran Torres që kompletoi pokerin. Gjermania është e treta pas Ukrainës, e bllokuar në 1-1 ndaj Zvicrës që mbyll renditjen. Gundogan kaloi Panzerat në avantazh, por për zviceranët barazimin e fiksoi Widmer.


Në ndeshjet e tjera spikat fitorja në Hungari e Rusisë 2-3, që rrezikoi jo pak me rikthimin e vendasve pas avantazhi të trefishtë të rusëve. Gjithëesi Rusia është e para në B3, ndërsa Serbia e Turqia marrin pikët e para në grup, me barazimin pa gola mes tyre.

REZULTATET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
Spain 4 – 0 Ukraine
Switzerland 1 – 1 Germany
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
Hungary 2 – 3 Russia
Serbia 0 – 0 Turkey
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
Wales 1 – 0 Bulgaria
Ireland 0 – 1 Finland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
Slovenia 1 – 0 Moldova
Kosovo 1 – 2 Greece
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
Andorra 0 – 1 Faroe Islands
Malta 1 – 1 Latvia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *