• |
ide | kryesore

44 milionë euro gjobë për Tiranë-Elbasan, shikoni ‘ping pongun’ qeveri-opozitë për fajin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tunelit-tirane-elbasan.jpg



Përplasje mes qeverisë dhe LSI-së për gjobën 44 milionë euro që do të paguajnë shqiptarët pasi një kompani greke që punonte për autostradën Tiranë-Elbasan fitoi gjyqin ndaj vendit tonë.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) i dha të drejtë kompanisë greke, “Aktor”, për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan, duke gjobitur me 44 dollarë euro Shqipërinë.

Akuzat për abuzim nga opozita kanë rënë për ditë me radhë mbi qeverinë, e cila sipas opozitës, me veprimtarinë e saj klienteliste dëmton shqiptarët.

Sot, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar përmes një deklarate për të sqaruar pse kompania greke e hodhi në gjyq shtetin shqiptar për autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas saj, shkeljet që kanë shqetësuar edhe kompaninë greke kanë ndodhur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga LSI. Balluku thotë se me të srdhur në pushtet qeveria Rama vuri pas hekurave përgjegjësit pranë ARRSH-së për shpërdorimin.

“Po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat”,-  u shpreh Balluku.

” Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:

1. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;
2. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.

Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht.

Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.

Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.” – shpjegon Balluku.

Ndërkohë LSI nuk vonoi t’i përgjigjej qëndrimit të qeverisë, se shkeljet në autostradën Tiranë-Elbasan janë bërë në kohën kur ministër ishte Edmond Haxhinasto i LSI.

Në një deklaratë zyrtare, LSI publikon letrën (më poshtë) që ish-ministri Haxhinasto i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama në vitin 2016, ku mes të tjerash e vë në dijeni për problematikat me firmën greke për këtë autostradë.

“Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t’iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

Z. Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.

Z. Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.

Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.
Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin?

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë.
Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kaq për momentin…” – reagoi zyrtarisht Lëvizja Socialiste për Integrim. ©LAPSI.AL 



11 Comments

  1. Kur u be kontrata ne fillim e cila ishte 40%me pak se fondi limit,Erjon Brace deklaronte ne parlament: ky duhet te jete modeli se si duhet te behen tenderat dhe kontratat. Sot Balluku(jo Beqiri) deklaron,kjo duhet te jete modeli se si te mos behen kontratat. Pune Beqiresh.

  2. Keta luajne ping-pong, gjoben e paguajme ne. Megjithate, futja ne loje e nje miku te Balles, nuk duket e rastesishme dhe ne kete pike, rilindoret kane pak mundesi mbrojtjeje.

    1. Behet fjale per segmentin e pare te autostrades o trim. Futja ne loje e ‘mikut te balles’ eshte bere ne segmentin e 3 , ( segmenti i fundit) .
      Nuk e kupton se greket bene padi kur e kuptuan qe LSI ( me te cilet kishin bere pazaret) ra nga fiku dhe nuk do merrte asnje lek per punen shtese qe kishte bere.
      Kjo qe them nuk perjashton absolutisht hetimin se si u fut shoku i balles ne valle per segmentin e 3 te punimeve. Por greket nuk kane hedhur ne gjyq kete segment. por segmentin e pare te cilin e ndertuan dhe nuk moren paret.

  3. ””” Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.””

    Me habitin keta qeveritaret tane. Ai te hedh ne gjyq dhe ti ‘ NUK NDERMERR ASNJE HAP PER MBROJTJE..”
    Nuk fut ne loje as Avokatin e Shtetit. Kjo ben muuu qe pazaret jane bere qe me pare. Ti me hidh ne gjyq , une nuk mbrohem , ti fiton, leket i ndajme bashke.

    NE LITAR QELBESIRAT.

  4. Si gjithmone justifikimin ne maj te gjuhes. E ka bere Saliu, e ka bere PD

    Ti u kape ne faj sot ti ik XXX!
    Ose me sakte ta haje mileti sic e ka honger perhere e i bofte mire.

    Jo po kthe koken pas e na thuaj dengla si gjithmone qeveri e leshit.

  5. Po mire moj shurra ridhjerjes,edhe pse ka qene ministre i LSI, eshte kryeministri ai qe drejton minstrat, km moi bibe e doçit, keshtu qe justifikimi i zuskave si ti nuk perligj vjedhjen qe keni bere me kete rruge Ne se km nuk kontrollit ministrat, do te thote se ai nuk punon por vetem vjedh siç eshte ne naturen e tije dhe te gjithe ju ushojzave qe vetem vidhni shqiptaret, si i morale qe jeni e si basifond i shoqerise shqiptare….

  6. Pretendimi i Ballukut eshte pjeserisht i vertete sepse fajin e ka jo vetem LSI por si gjithmone

    Saliu. Keta e kane fajin edhe per lagimin e Beccetit dhe gjoben 110 milion euro qe duhet te

    paguajne taksapaguesit me te varfer tev Europes, keta dhe sidomos Saliu e ka fajin edhe per

    fallsifikimin e tenderit te unazes se re bile ka mundesi qe vajtja e Gjinkurit ne SHBA pikerisht ne

    daten e fallsifikimit te jete bere me urdher te kryeministrit ( me falni te ish-kryeministrit Sali) ,

    Qekur ka ndryshuar drejtimi politik thote balluku per vitin 2017, po ne e dinim qe ndryshimi

    politik ka filluar ne 2013 moj balluke dhe qe atehere me sa dime ne kryeminister ka qene dhe

    eshte kryeministri yt. Ajo qe s’ka ndryshuar eshte korrupsioni gjithenje ne rritje e shtrirje

    kaplare ne te gjitha deget e qeverisjes dhe ne te gjitha hallkat e shtetit e gjithenje e me hapur

    pa u trembur nga ndeshkimi i ligjit apo revolta e popullit qekur u be “ndryshimi politik” ne

    vitin 90 qe menduam se po rruajme vetullat po nzorrem syte.

  7. Ja na qenkan futur në “tepsinë e pushtetit” të Ramës edhe disa “kuadro” të pa aftë apo të kurruptuar të LSI, po a nuk ishte Damian Gjiknuri ministër e Afrim Qendro drejtor i ARRSH në kohën kur gjithë tepsinë e timonin e pushtetit e kishte Rama, e me këta mjeshtra ndodhi skandali i padëgjuar gjëkundi, që në firmë fantazmë mer konçesionin për të ndërtuar një segment të Unazës, apo një kilometër e Unazës e zgjeruar të kushtojë 20 milionë euro ?
    Po nëse i grumbullon të gjitha milionat e dhëna me PPP apo konçesione abuzive të tepsixhiut e timonierit Rama, sa para do tju duhet shqiptarëve në disa dekada që të shlyejnë këto borxhe ?

  8. Deklaroj me bindje te plote qe vjedhjet me miliona euro i benim me urdher te prere nga lart

  9. Mister është dhe roli i Robekës së famshme dhe këshilltarit aktual të Presedentit, Lazimi!

    Këto kanë qënë marrëdhëniet mes Berishës, Bashës dhe Metës 5 vite më parë dhe shpresojmë që të mos ketë më përplasje mes tyre, pasi nuk dihet se cilat do të jenë xhevahiret e radhës që do t’i zbulojnë njëri tjetrit.

    Ndërkohë që me këtë barrë akuzash do të hyjnë në zgjedhje si aleatë me njëri tjetrin, ndërsa SPAK dhe BKH mjafton të administrojnë akuzat e ndërsjella për të kryer gjysmën e hetimit pëer këtë megaaferë që i ka kushtuar shtetit në total mbi 500 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *