• |
ide | kryesore

Dy marioneta në fushatën e Trump

-Instant, 2, Ide



Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.

Nga njëra anë u renditën ata që Amerikës i besojnë më shumë se nënës që i ka pjellë apo se zotit që i falen, duke pretenduar se rinisja e bisedimeve Kosovë- Serbi do të përfundonte me një marëveshje që do të prodhonte njohje reciproke mes dy vendeve.

Nga tjetra ishte ai grupim që e shihnin negociatorin që përdorte çizmen para arsyes si një agjent që kërkonte ti shërbente vetëm fushatës elektorale të padronit të vet. Këta të dytët trembeshin se për këtë qëllim, me të njëjtën moskokçarje që la në baltë kurdët e Sirisë, administrata Trump mund të rihapte edhe idenë e Thaçit dhe Vuçiçit si një zgjidhje me këmbim popullsise dhe territoresh. 

Fati e deshi, po aq sa rezistenca brenda shqiptarëve dhe kundërshtimi i prerë i Gjermanisë, që kjo zgjidhje mos shtrohej në tryezë. 

Por, ama, një gjë u vërtetua qartësisht përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë: Aleksandar Vuçiç dhe Avdullah Hoti u përdorën si pupacë në teatrin e kukullave të Trump. Dhe këtë nuk e vërteton vetëm një foto, që po bën xhiron e botës, ku presidenti serb qëndron si çirak përballë ustait në zyrën ovale (linku poshte). 

Ministri i jashtëm gjerman boton foton e turpërimit që Trump i bëri Vuçiçit

Ka më shumë sesa një element që dëshmon se takimi i Uashingronit ishte një përpjekje për ti veshur një aurelolë ndërkombëtare presidentit të gremisur keq në sondazhe, dhe që ka dështuar në të gjitha nismat grandioze të politikës së jashtme, sesa për të zgjidhur ndonjë problem real mes Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se pse duhej futur mes dy shteteve Ballkanikë patatja e nxehtë e zhvendosjes së ambasadave respektive në Jeruzalem, e cila është pjesë e një plani tejet të kontestuar të hartuar nga dhëndri i Trumpit, Kushner dhe i cili nuk përkrahet as nga demokratët amerikanë dhe as nga europianët. 

Askush nuk mund të gjejë ndonjë lidhje mes shtyrjes përpara të procesit të afrimit mes Serbisë dhe Kosovës detyrimi që atyre iu bë për të mos përdorur në rrjetin e tyre 5G, apo në aeroporte, teknologjinë kineze. Kjo pjesë e një beteje që dy gjigandët ekonomikë po zhvillojnë me njëri tjetrin, mund të vlejë për ti dëshmuar zgjedhësve amerikanë se autori i slloganit “America first” nuk i ka tradhëtuar, por ajo nuk i ndihmon aspak afrimit të Prishtinës me Beogradin.

Analiza/ Kosovë – Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Në të gjithë këtë komedi paraelektorale ka dhe një debat tejet qesharak, që e mvesh delegacionin shqiptar me të njëjtat ngjyra humoristike si ato të dërgatave që ia behën në konferencën e paqes në Versajë, një shekull më parë. Në vend që të shkonin në Shtëpinë e Bardhë për të arritur një sukses diplomatik, shqiptarët përpak rrëzuan edhe qeverinë e koalicionit shatra patra që krijuan me aq mundim. Shkak për këtë u bë ajo pikë e dokumentit që fliste për shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit, i cili duhej përdorur njësoj si nga Kosova edhe nga Serbia. Ramush Haredinaj që kishte dy antarë kabineti në delegacion e kundërshtoi atë duke lënë vetëm dy alternativa: ose prishjen e parodisë të inskenuar për fushatën elektorale amerikane, ose shpënien e Kosovës në zgjedhje si pasojë e prishjes së koalicionit.

Mjafton ky episod, sa qesharak aq edhe turpërues, për të kuptuar se së paku, pala shqiptare as nuk e dinte se çfarë letrash do ti viheshin përpara. Përndryshe as Ramush Haradinaj nuk do të reagonte në minutat e fundit, as partnerët e tij nuk do të silleshin si të surprizuar nga ky kundërshtim. 

Në çdo marrëveshje serioze dhe normale do duhej që drafti i saj të ishte i njohur nga të gjithë, që së paku anëtarët e qeverisë të kishin rënë dakord me të dhe pastaj të zhvillohej ceremonia. Por me sa duket kryeministrin Hoti, që para takimit fliste për njohje reciproke, bashkë me ata që i shkonin nga pas, i kanë shpënë mish për top në Uashington, pa i informuar as për dokumentat që do i vinin përpara.

Hoti dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim ekonomik në SHBA

E pra, ajo që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ku të tre protagonistët nuk nënshkruan asnjë copë letër të tre sëbashku, nuk është një fazë e re e historisë së dashurisë që Amerika i dhuron pa kursim Kosovës. Më tepër, ajo i ngjan fabulës së atij që kërkon haraç për nderin e dikurshëm. Këtë herë ishte Kosova ajo që u përdor për hir të interesave elektorale amerikane. Dhe ndoshta pikërisht për këtë, në kohën e kulmit të pandemisë, një diplomati kaubojs si Grenelli, iu desh për kryeministër dikush që është i gatshëm të firmosë edhe pa i lexuar letrat. 

Takimi i Uashingtonit ishte prova e fundit se qeveria Hoti e ka merituar plotësisht emërtimin që i kanë vënë kundërshtarët e saj. Ai gjithashtu i dha të drejtë të gjithë atyre që vazhdojnë të pretendojnë se doktrina diplomatike e një shteti serioz nuk mund të jetë vetëm: “i besojmë symbyllur Amerikës”.  

©Lapsi.al  



21 Comments

  1. RICHARD GRENELL E PALLOJ DULLA KOTIN NJE 2 NETE PERPARA DHE DULLA KOTI JA FIRMOSI VULEN SE E NJEH SE HOMOSEXUAL thotë:

    GJITHE KJO PORDH PER TE NJOHUR RICHARD GRENELL SI BY***QIR ,DHE PER TE FIRMOSUR MINI JUGOSLLAVINE HAS SE MINISCHENGENIN BALLAKINIK

  2. Kjo ishte nje marreveshje jo thjesht per te rritur piket ne sondazhe te Trump, por ishte nje marreveshje per Izraelin.
    Kosova detyrohej te njihte Izraelin dhe te hapte ambasade jo thjesht ne Izrael(Tel-Aviv) por ne Jeruzalem!
    E dyta, Serbia gjoja nuk duhet te punoje 1 vit kunder njohjes se Kosoves dhe Kosova nuk duhet te kerkoje njohje per 1 vit, nderkohe qe paradokjsi ne marreveshje eshte se Izraeli e njeh Kosoven direkt me kete marreveshje!

    Ta gezoje, pra, Izraeli marreveshjen, meqe zhvendosja e ambasadave nga Tel-Avivi ne Jeruzalem u be pikerisht ne kohen e Trump

  3. ‘trumpi eshte keq ne sondazhe’ thote gazetari
    sa per info ne sondazhin e fundit trump ka 52% mbeshtetje ne punen qe ben si president sipas rasmusen polls

    po ashtu trump e ka zvogeluar keto kave distancen me biden ne sindazhe dhe kurba tregon qe po e kalon ne ato qe quhen ‘battleground states’

    kjo sa per infirmofacion per kete gazetar koqe kanari qe sajon numra sipas interesit vet

  4. O ando te ka ngel ora akoma te albini
    iku qlbini daku iku, iku per mendt e kokes vet sja pati bjeri fajin
    iku se donte te behej mbret brenda dites, ballkanas tipik

    edhe ti klluf qe akoma qan per te

  5. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES 2: ZAHO OSE ESHTE I KUJTIM GJUZIT OSE BATON HAXHIUT ?? thotë:

    TE NDERUAR STAFI I LAPSI.al DHE LEXUESE TE LAPSI.al QE JENI SHUME NE TROJET SHQIPTARE,PESHTYJENI NE SURRAT YMER GELBAZEN KELLIRA KOL SALLAKUT SKYPE ,BATON HAXHIUN DHE LORENC VANGJELIN DHE CARLO BOLEN BOLINO,KETA JANE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA QDO QEVERI E RADHESE PEE TE VJEDHUR DHE GRABITUR-

  6. Mister është dhe roli i Robekës së famshme dhe këshilltarit aktual të Presedentit, Lazimi!

    Këto kanë qënë marrëdhëniet mes Berishës, Bashës dhe Metës 5 vite më parë dhe shpresojmë që të mos ketë më përplasje mes tyre, pasi nuk dihet se cilat do të jenë xhevahiret e radhës që do t’i zbulojnë njëri tjetrit.

    Ndërkohë që me këtë barrë akuzash do të hyjnë në zgjedhje si aleatë me njëri tjetrin, ndërsa SPAK dhe BKH mjafton të administrojnë akuzat e ndërsjella për të kryer gjysmën e hetimit pëer këtë megaaferë që i ka kushtuar shtetit në total mbi 500 milionë euro

  7. YMER GELBAZA DHE BLEDI MANE FUTEN NE MAKINE DHE MASTURBOJN AFER LAGJES SE ARMINA MEVLANIT DHE FAMILJES SE ANDI BUSHATIT DHE BLY FEVZIUT .. thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SHKRUAN KETU POR PA EMER HAHA JAHA,-YMER GELBAZA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL

  8. Ka nje gje qe askush nuk e trajton seriozisht. Pse u be Serbia pjese e ketij teatri? Imazhi me diskreditues qe ka bere xhiron e botes eshte ky i Vucic. Pse e beri kete presidenti i nje nga shteteve me anti-amerikane ne bote? Sigurisht ai u kthye me perallen se arriti nje fitore te madhe por nuk besoj se ka ndonje serb aq idiot sa ta besoje.

  9. BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA ZAGAR TE EDI RAMES RESPEKTIVISHT TE HASHIM THACIT DHE DULLA KOTIT thotë:

    BRAVO ZOTI ANDI ,HASHA THACI DHE AI ZAGARI TJETER NUK PO ME KUJTOHET EMRI I TIJ MBETEN TE DHJERE PP KRENAR SONTE .SHKUAN NE USA PER TE VERTETUAR SE RICHARD GRENELL ESHTE BY**IR DHE SE DULLA KOTI DO TE PALLOHET ME EDI RAMEN ,ZAYEVIN DHE ALEXANDER VUCIC ME MINISCHENGENIN OSE ME MIRE TE THEMI MINI YUGOSLLAVIA

  10. Bushat i shkelqyer si shpesh here. Por si shume gjera te medha dhe kjo ka nje mori motivesh prapa jo thjesht shfaqje per fushate packa se kjo pjese eshte me se e vertete. Po te vesh re ne pikat e marveshjes eshte nje insistim i cuditshem per autostrade e hekurudhe. E cuditshme pasi infrastruktura vendase ska asnje arsye per te qene pjese e ndonje marveshjeje Serbia zhvillon te sajan Kosova te sajan si cdo vend ne cdo kohe. Interesi dhe kembengulja e Amerikaneve per autostrade dhe hekurudhe lidhet me faktin se Kosova eshte vendi i trete ne Evrope i pasurive te lignitit (qymyr) dhe e pesta ne bote. Aktualisht keto minjera shfrytezohen nga nje nen kompani kanadeze pjese e pronesise se gjeneralit Clark keto kompani kane aktivitet dhe ne Shqiperi dhe ne Bosnie Herzegovine dhe se shpejti dhe ne Mal te Zi. Ligniti eshte burimi i pare i prodhimit te energjise elektrike per shumicen e vendeve te Ballkanit, me perjashtim te Shqiperise qe perdor hidroenergjine, fale hidrocentraleve shumica te ndertuara nga Enveri me te cilat ne kishim pavarsi ne energji per prodhimin vendas dhe per shfrytezim biles dhe eksportonim ne nje fare kohe. Pa u futur fare ne pasurite e tjera te Kosoves por vetem me lignit Kosova ka mundesine te jete vend i pasur. E dyta eshte insistimi qe Kosova te ndertoj keto autostrada dhe hekurudha me kredi te mare nga Amerika, detajet e te ciles nuk kane per te qene publike ndonjehere besoj, dmth sa interes cfare afati, cfare pikash ne rast se nuk shlyhen dote etj nuk kane per tu ditur ndonjehere. Se cfare demi politik i shkaktojne keto autostrada qe lidhin Serbine me Kosoven spo i futem fare, mjafton te rikujtojme cfare u tha me mini shengenin. Shkurt Kosova te mari kredi e te ndertoje autostrada per ne Serbi ne menyre qe Amerika te eksportoje pasurine natyrore jashte Kosove ne tregjet ku nevojitet per fitimin e saj, nga e cila Kosova mos perfitoj asnje canteze nga pasurite e veta minerale, te shlyhej kredite Amerikes per dekada te tera me interes dhe te thote dhe faleminderit ne fund. Per ate koqen e shtepise se bardhe Trumpin mund te kete qene shfaqje per fushate sic kane qene te gjitha marveshjet boshe qe ka bere, por ne kete marveshje ka disa pika planet e se cilave jane vene ne zbatim kohe e me pare qe me luften biles.
    Kur Josip Tito u takua me Nixonin ne shtepine e bardhe nxori nje cigare kubane dhe filloji ta ndezi, i thote Nixoni “Nuk pihet cigarja ketu z president” ja kthen Tito “Shume mire beni” dhe vazhdoji te thithte puron. Per Vucic dalja ne ate menyre eshte sakrifice por nuk sakrifikon Serbija asgje sidomos imazhin pa patur interes e pa fituar dicka. I vetmi qe skishte idene se cpo behej ishte Hoti i derguari specjal i Ramushit dhe i Ramushave te Kosoves qe bythe puthjen e kane per virtyt.

  11. Bushat kari qe ka mbaru per italisht dhe ska mbajt asnje funksion politik apo shteteror, rreket te merret me gjeopolitike.
    O burra turren dhe shqiptaret e tjere kara…. kush e kush te tregoje fellesine e mendimeve te veta.

  12. Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi Abi (siç njihet ndryshe), nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

    Kompleksi i ndërtuar nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro.Shkruaj ndonjehere per kete jam arber in e salihut o bushat,apo ke frike se salihu ti humb celsat si ka bere dhe me shume te tjere

  13. Ishte marreveshje e keqe pa asnje dyshim. Po te mos ishte reagimi i Serbise, dhe insistimi i Grenell,ndoshta edhe Trump do mundohej me shume qe mos te ishte kaq marreveshje e keqe.Por ne fund ai pa interesat e tij elektorale,dhe te aleatit te tij,Izraelit,ku edhe nepermjet kesaj fitonte pike te tjera elektrorale.Gjithashtu prishi,ose te pakten kontriboi ne prishjen e Serbise me Kinen (mospraninmin e G5),me Rusine (per gazin), me Turqine, me palestine dhe arabet. Pra per interesa te SHBA ishte marreveshje jo e keqe, dhe zakonisht interesat e SHBA jane edhe interesa tona, por ne kete rast ne shumicen e asaj marreveshje nuk ishin interesat tona,dhe normal nuk duhet ta pranonim.Dhe jo me arrogance,por me zotesi,sic e hoqen serbet piken 10.KEshtu qe fajin me shume t’ia kerkojme vetes.T’ia kerkojme Dulla kotit, Thacit dhe Mustafes.Por edhe Ramushit qe la te behej Minishengeni. Dhe ne fund me gjithe respektin per Bushatin,vertete nuk e kuptoj as ate dhe as shume komentues, pse e sulmojne aq shume nje lloj adhurimi qe ka Kosova per SHBA. Ja psh Bushati cfare krahasimi pa vend ben “Nga njëra anë u renditën ata që Amerikës i besojnë më shumë se nënës që i ka pjellë apo se zotit që i falen” apo komentuesi PAtapa me ate fjaline e fundit. O njerez a e kuptoni qe te jesh me ameriken gjithmone(perjashto kur preket interesi yne) eshte e para mirenjohje per ndihmen qe na ka dhene, dhe e dyta.eshte interes kombetar jo vetem i kosoves.Bile edhe Shqiperia perfiton nga afrimi i Kosoves me Ameriken. Dhe miqesine me Ameriken duhet ta mbajme dhe forcojme pa na komplesuar komentues te tille, dhe me te dy partite ne Amerike.dhe normal te votojme ate qe na intereson em shume,ne kete rast Jo Biden

  14. PD del blof, familja e Nik Prendit është trajtuar me bonus qiraje, Bashkia: Po bëni fushatë me fatkeqësinë

  15. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

  16. Oligert Musta është një aktivist i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të PD.

    Mirëpo ky njeri që sulmon Topallin dhe ngre akuza ndaj saj rezulton të ketë probleme me drejtësinë pasi është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë. Topalli po sulmohet nga militantët trafiknatë të Lulit i cili duhet të japë llogari për bëmat dhe akuzat që rëndojnë ndaj këtij trafikanti, pjesë e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *