• |
ide | kryesore

Covid pushton Manchester City: dy të tjerë pozitivë në Etihad

-Instant, Sport



Problemet e infektimit me Covid 19 mbërrijnë tek Manchester City. Një tjetër lojtar francez ka rezultuar i infektuar nga Koronavirusi dhe këtë herë është Manchester City që ka lajmëruar bëhet fjalë për Emerik Laport. Lojtari ka rezultuar pozitiv në teste, ashtu sikurse Rijad Mahrez. “Të dy aktualisht janë duke kaluar një periudhë karantine, ndërsa janë prej dy javësh nën vëzhgim, kjo në zbatim të protokollit shëndetësor të Premier League dhe të qeverisë britanike – ka shpjeguar klubi anglez – Asnjëri prej të dyve nuk ka shfaqur simptomat e virusit”.

Citizens do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë të sezonit më 21 shtator ndaj Wolverhampton. Për momentin nga skuadra e Guardiolës janë larguar Sane te Bayern Mynih dhe David Silva tek Real Sociedadi, ndërsa anglezët kanë mbetur të zhgënjyer nga tentative për të marrë në Etihad Lionel Messi. Përgjithësisht skuadra e ka ruajtur grupin e vjetshëm, pavarësisht se çerekfinalet e Champions League, kjo për sezonin 2019-2020, u eleminuan nga Lioni, pas humbjes 1-3. Përtej gjithçkaje është e sigurtë se Laport dhe Mahrez nuk do të mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit më 21 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *