• |
ide | kryesore

Flet Haradinaj: Pse nuk jam i kënaqur me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka qenë i kënaqur për mënyrën se si Serbia ka arritur të largojë pikën 10 nga marrëveshja në Uashington, pa humbur asgjë. Pika 10 kishte të bënte me njohjen reciproke.

“Në versionin e parë ishte një pikë ekspliticite që kërkonte njohje dhe pastaj merrnim garanci për komunitetet. Por e dinim që nga fillimi që do kishim pasoja në marrëveshje që do të dilnin si fitore e Serbisë”, – thotë ai.

“Po ashtu, në marrëveshje thuhej se Ujmani do të ndahej sipas marrëveshjes. Në këtë dokument pikën më të rrezikshme e kam për pikën për Ujmanin. Mirë që ajo është ndryshuar. Kemi ngulur këmbë në këtë. Kam pasur vërejtje edhe për mënyrën se si është hequr pika 10 pa marrë një ekuivalencë për kërkesën e Serbisë. Pra ata morën atë që deshën ndërsa ne nuk fituam asgjë.

As versioni i tanishëm nuk duhet të na kënaqë. Kjo marrëveshje lë shumë të panjohura. E di që është në interes të Kosovës që i gjithë liqeni të jetë në kontroll tonin. Por Ujmani është gati 20% në pjesën e Serbisë. Por ka rreziqe dhe të panjohura. Është dashur ndoshta që të përdoret si ekuivalencë kur është larguar pika 10 në marrëveshje. E kemi shmangur Serbisë që të jetë palë direkte se do të na kushtonte shumë. Ja kemi lënë një ndërmjetësi, por prapë se prapë ka mbetur pikë pezull”, shtoi ai.



4 Comments

  1. O Ramush na lodhet nga deshtimet e pafund e fudullekun e palogjikshem. Duhet ta kuptoni se fuqia juaj eshte e te qenit shqiptar e jo “kosovar” fuqia juaj eshte flamuri me shqiponjet dy krershe e jo ajo qe pranuat ju. Eshte te gjuha standarte shqipe e jo te dialektet. Sot po ju ndrojne dhe indetiten e po ju quajne popull “Mysliman” pa vazhduat me injorancen tuaj do ju rikthejne perseri te Serbia me statusin e krahines. Kuptojeni se vetem duke u mbeshtetur te Shqiperia do jeni faktor qe tju respektojne e vlersojne. Mos u masni me hijen e mengjezit, me fudollekun provincial e mos luani lojra te felliqta shoqi shoqit se do fitoj Serbia. Futni trurin ne pune e jo interesat e felliqta personale.Ne te kunderten nuk meritoni te jeni te lire e sovran ne token tuaj.

    1. Astrit,as sdu ta mbroj Ramushin ,se per mua me rrezimin e Kurtit dhe me pranimin e Minishengenit, Ramushi u radhit me Thaic-Hoti-Mustafa, por komentin e kam me ate qe thua.Fuqia juaj eshte e te qenit Shqiptar dhe jo kosovar? Kush e ve ne diskutim kete Astrit? ..Edhe kjo qe thua vetem duke u mbeshtetur te Shqiperia..,me duket pa sens. Kosova gjithmone eshte mbeshtetur te Shqiperia, kush e mohon,e ben nga keqdashja.Po tani te mbeshtetesh edhe te Amerika, jo vetem qe sben gabim por nga mbeshtetja e Kosoves tek Amerika, ja sheh hajrin edhe shqiperia, Dhe se di pse nuk ekuptoni kete gje

  2. Hahaha po ishe folklorist ekselent ne fb. optimist qe do te te njihte dhe papati i tuneleve….madje kishe mare dhe ciftelin… po pse me folklor do beni shtet a te vrare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *