• |
ide | kryesore

Hapja e shkollave, Rama: Do të rritet transetimi i virusit, por mbyllja do të kishte pasoja të pallogaritshme!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama foli sot për vendimin për të hapur shkollat në kushtet e pazakonta të krijuara nga pandemia e koronavirusit.


Mes të tjerash, Rama tha se dihet që me hapjen e shkollave do të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, por sipas tij, ky ishte një vendim i ekspertëve, pasi mbyllja e shkollave do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët.


Gjithashtu, Rama foli dhe për “RTSH shkolla”, që do të vijojë paralelisht mësimin online, duke iu shërbyer nxënësve në shkolla kolektive, por edhe të gjithë nxënësve për të përvetësuar dijet e tyre në lëndë të caktuara.

“Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit, sidomos në kushtet e sotme, kur procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe familjeve. Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund.

“RTSH shkolla” ka një vlerë të madhe, jo thjesht për shkak të kësaj situate, që nuk e dimë kur do të mbarojë, por për dy aspekte të tjera: mundësia që i jepet çdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë, si dhe të plotësojë bindjen e vet për lëndë të caktuara, pasi mësimi do të jepet nga mësues të kalibrit të lartë.

Me këtë kanal ne do të lehtësojmë shumë barrën e familjeve dhe fëmijëve në zona të thella, ku është trashëguar sistemi i klasave kolektive. Vetë sistemi do të fillojë të adaptohet, duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktivitete të tjera në shkollë. Me këtë kanal iu ofrojmë të gjithëve cilësinë më të lartë të mësimdhënies në Shqipëri.

Tani jemi të detyruar t’iu mësojmë fëmijëve krejt të kundërtën e asaj që iu kemi mësuar deri më tani, që jepi dorën shokut, tako shokun, etj., dhe tani janë pikërisht këto që s’duhen bërë, por pa iu ngritur zërin. Nga ana tjetër do të ketë ngarkesë të shtuar edhe në klasa për mësuesit. Që të mos humbasësh durimin në këtë proces, do të thotë që të jesh edhe shumë më tepër prind, madje prind shumë i veçantë, se dhe prindi e humb durimin.

Është një sfidë e madhe psikologjike edhe për mësuesit vetë, sepse ky nuk është eksperiment një-javor, por një mënyrë e re të jetuari në hapësirën e shkollës. Mësuesit duhet të jenë të superduruar, që mos të shkelin ata vetë rregullat, sepse janë në sy të të gjithëve dhe shembulli negativ imitohet në sekondë”, deklaroi kryeministri Rama.

5 Comments

  1. Shume emigrante besoj do e kene vene re, qe jo vetem strategjite qe ky beri per koronavirusin, por edhe fjalet qe thote i perkthen, apo i kopjon fjale per fjale nga lider te tjere ne Euope. Behu me origjinal o palle

  2. Edhe pak muaj te kane ngelur o kerme.do shkosh te fatos nano te endesh tortuareve te botes.

  3. ti na thuaj pasojat qe te mos hapet shkolla, dhe veri perballe shendetin e nxenesve, prinderve dhe gjysherve. Mos ki merak ne dijme ti bejme llogarite vete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu