• |
ide | kryesore

Ish-ciftet shkëmbejnë partnerët, Cara Delevigne lidhet me Halsey

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas ndarjes me aktoren Ashley Benson,modelja Cara Delevingne po përfitet për një romance të re.

Sipas mediave modelja ka nisur një lidhje me këngëtaren Hasley . Ajo cfarë ka suprizuar fansat është fakti se Halsey është ish- e dashura e reperit G-Easy dhe ky i fundit është tashmë në një marrëdhënie me ish-te dashurën e Cara, Ashley. Sipas fansave duket sikur  ish-çiftet kanë bërë shkëmbim partnerësh. Halsey dhe Cara janë parë të dalin shpesh me njëra tjetrën dhe sipas burimeve, thuhet se ka diçka më shumë se shoqëri mes vajzave. “Të dyja janë shumë të hapura kur vjen puna tek seksualiteti i tyre dhe duan ta shijojnë në çdo lloj dimensioni. Zakonisht ato janë shumë të zëna duke udhëtuar përreth botës, por muajt e fundit kanë ngecur në Los Angeles dhe kështu janë parë më shpesh me njëra tjetrën. Cara madje e ka puthur në sy të miqve të saj dhe njerëzve të tjerë. Eshtë interesante që edhe ish-at e tyre janë me njëri tjetrin tani, por askush nuk është i lënduar dhe kjo ka rëndësi.”- janë shprehur burime për The Sun. Nga ana tjetër, thuhet se reperi dhe aktorja shihen thuajse çdo ditë dhe nuk humbasin asnjë sekondë për të njohur njëri tjetrin.

 

Shkëmbim partnerësh: Cara Delevingne në një lidhje me

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *