• |
ide | kryesore

Ministri i jashtëm gjerman boton foton e turpërimit që Trump i bëri Vuçiçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Fjala është për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes, presidentin serb.
Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiç i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”. Në postimin e shpërndarë nga Roth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.
Lini një Përgjigje
“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë
e mirë.
Tani t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ndonjë vendi)”, thuhet në postimin që i ka bërë retweet Roth, duke nënkuptuar që Trump i përdori Kosovën dhe Serbinë për fushatën e tij elektorale.



6 Comments

  1. Poshterimi me i madh i Vucicit,eshte kur ne te njejten dite qe Izraeli e njohu Kosoven,para syve te tij, ai Vucic,qe zakonsiht dikur terhiqteambasaden nga ai shtet qe e njihte Kosoven, ne kete rast jo qe nuk e hoqi por beri ate qe se ka bere askush.E zhvendosi aty ku i thane.Edhe Kosova e zhvendosi por Kosova te pakten fitoi nje njohje te rendesishme.DHe per ta cuar poshterimin edhe me lart, Amerikanet i thane te telefononte Kryeministrin izraelit dhe ti thoshte qe jam dakord qe ta njihni Kosoven, por nejse ketu ju lut Vucici qe mos ta detyronin ta benete kete gje, dhe shpetoi pa e marre edhe kete turperim, sidoqofte vetem ideja ,ishte turperim i madh..Dhe te mendosh qe edhe pas ketij turperimi te trefishte, dhe pas nnjohjes se Kosoves nga Izraeli, ky vazhdoi ti shkruante prape kyreministrit Izraelit duke ju drejtuar me ne serbet jemi vellezer me ju(po cveelezer more kafshe, juve do ju braktisin edhe ata velelzerit e juaje te vertete se shpejti).U thote vellezer Izraeliteve, vetem per ti bere per vete duke shfrytezu nje gjoja ngjarje gjate Luftes se dyte boterore, ku sipas propagandes serbe, kroatet kane vrare qindera miejra izraelite dhe serbe.Dhe kjo propagande jo qe spin uje, por ne fund Izraeli Kroacise i ofroi ti shese Avione F-16 dhe jo Serbise..Ah more serbe gjithmone do jeni humbes

  2. Dihet qe i perdori te dy per fushaten dhe per politikat e Izraelit, POR TUPRO ME I MADH ESHTE BYTHEHEQJA DHE DOREPUTHJA QE I BENI JU EVROPIANET ISH-MINISTRIT TE SLLOBODAN MILLOSHEVICIT!

  3. ahaha kjo fotografie eshte shume pikante.

    Tamam si nxenesi para mesuesit.
    — Po zoti mesues i kam bere detyrat paster dhe bukur. Tani e meritoj nje karamele ?
    — Jo , akoma, duhet te cvendosesh ambasaden ne jeruzalem !!!!
    — Po si jo , zoti mesues,,,, ja qe tani.
    — E meritoj tani karamelen ?

  4. Po hikni ore se na i bete te gjithe shqiptar ju tani.
    Ja shiko Dacic ( qe 4 breza me pare quhej Daci dhe vetem para 30 vitesh u shperngul nga Prizreni ) por tani te nxjerr syte per Serbine.
    Ja shikoni Kotcias ( qe 3 breza me pare quhej Koçia ) , por tani te nxjerr syte per Greqine.
    Ata jane asimiluar deri ne qelizen me te vogel te trupit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *